Aston Villa, Mings ngre zërin: “Premier League në fushë vetëm për para”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ne lojtarët ishim të fundit që u dëgjuan.” Pas Aguero, Danny Rose dhe disa të tjerëve në kampin e skuadrave të futbollit elitar në Angli, shtohet edhe protesta kundër rinisjes nga ana e Tyrone Mings, mbrojtës i Aston Villa dhe i kombëtares angleze. Lojtari i “Villans” ka protestuar kundër mënyrës në të cilën Premier League ka vendosur të rifillojë.

“Ne jemi thjesht produkte të kësaj loje. Rinisja e kampionatit është 100% e përcaktuar nga arsye financiare dhe jo nga siguria dhe unë mendoj se të gjithë e dinë këtë” tha Mings.

Futbollisti i Aston Villa, ashtu si kolegët e tij të tjerë në ligën angleze, thotë se ai është  i gatshëm për të luajtur sepse nuk ka zgjidhje tjetër. “Si lojtarë, ne ishim të fundit që na morën mendim, ne ramë në fund të shkallës së përparësisë. Ata na dhanë lejen për të rinisur stërvitjen. Pra nëse federata, Liga, UEFA dhe të gjitha organet e tjera thonë se ne do të luajmë përsëri, a mendoni se me të vërtetë mund të bëjë një ndryshim atë që mendojnë apo nuk mendojnë lojtarët? Në atë moment kemi vetëm një zgjedhje: Brenda ose jashtë ” tha Mings.

Vala e fundit e kontrolleve te lojtarët dhe stafi i klubeve Premier nuk ka zbuluar asnjë rast pozitivit tjetër në 20 ekipet elitare dhe qeveria britanike i dha OK zyrtar rifillimit të ngjarjeve sportive nga 1 qershori, me kusht që ato të luhen pas dyerve të mbyllura. FA ka përcaktuar tashmë rikthimin në fushë për 17 qershor. (fjala.al).

Të fundit

Kina prodhon baterinë bërthamore që mund të fuqizojë armët e shkatërrimit për 50 vjet

Në një përparim teknologjik që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të SHBA-së , një kompani kineze ka filluar prodhimin...

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e...

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë/ Policia e përgënjeshtron

Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim...

Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të fushatës elektorale për...

Lajme të tjera

Web TV