Gjendet i pajetë një person në Himarë (emri)

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Pasditen e sotme është gjetur i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Kuç të Himarës.

Dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, pasi në trupin e tij janë gjetur dy plumba. Bëhet me dije se personi i pajetë është Ylli Luçaj, roje në rrugën e re që po ndërtohej në Kuç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të  Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./r.g/Fjala.al