Shpërthimi i Majlinda Ketës: Mjaft më me detaje për vajzën e përdhunuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogia Majlinda Keta ka reaguar ashpër për të dhënat që po bëhen publike mbi identitetin e 15 vjeçares në Tiranë që abuzohej nga roja i shkollës dhe disa persona të tjerë. Keta thotë se shoqëria duhet të fokusohet te analiza e shkaqeve që shtyjnë burrat shqiptarë drejt këtyre sjelljeve.

Reagimi i plotë

Mjaft me detaje informative për një fëmijë vetëm 15 vjeçare… nuk e kuptoni që i jemi borxhli asaj vajze fëmijë?

Nuk kuptoni që këto që i quani detaje nga dëshmitë janë tregues të degradimit moral institucional të këtij shteti?

Nuk kuptoni që po rrisim djem, meshkuj monstra… le të analizojmë pse ndodh kjo ndërsa po meshkujt shqiptarë vriten nëse me fjalë i fyen motrën a nënën e vet?

A po pyet kush se çfarë po ndodh me atë fëmijë, me nënën, babanë, motra e vëllezër të saj…

Nuk po duam të kuptojmë se këto soj meshkujsh nuk e kanë problem as të dhunojnë fëmijë 15 vjeç ndërsa “veshin” rroba polici. Sa do vijojmë në këtë “rrugëtim” amoral”?

Pse mes tufës ne zgjedhim “mashkullin” më të ndyrë të mundshëm për ta veshur me rroba shteti e paguar nga financa publike, ndërsa ata dhunojnë e përdhunojnë fëmijë!?

Kush është zgjedhësi, zgjedhësja… atij/asaj i duhet shembur piramida që e mban në majë të pushtetit.

……..

Po prisni çfarë do të vendosë Këshilli Politik për detyrat që i kanë lënë ambasadorët? Ato që nuk e kanë problem që të fyejnë protestuesit gra, fëmijë, pleq, burra shqiptarë… ato që me një fjali të nisin edhe në Dardanele… Ato që gjellët i gatuajnë vetë me “djegësa”, por që për provë vënë shqiptarët… Abandonojini sekuencat televizive të tyre, ktheni sytë, mendjen, shpirtin tek pragu juaj, tek fëmijët tuaj, tek bashkëshortët për ta mbajtur familjen të fortë e me moral.

Lexo edhe :  Anulohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe regjistrohet në zgjedhje

Pragdera Brenda është kalaja jote, ruaje fort, pragderën jashtë respektoje nëse nuk do që ta duash, mos e prek nëse nuk do të të prekin, mos i gjuaj me gurë nëse nuk do të shembet çatia mbi kokë.

Kështu shihe shtëpinë, institucionin ku duhet të bësh detyrën, shtetin ku ke vendosur të jetosh.

…….

Po pika ne që po na zë mjerimi moral dhe institucion i shtëpisë tonë… Presim tymin e bardhë të zgjedhores kur po na nxin tymi i zi i zgjedhës nga e keqja.

………

Nesër, në 1 qershor, aman mos thoni GËZUAR, kujtohuni se të paktën edhe 15 vjeçarja e përçudnuar seksualisht, publikisht dhe moralisht nga monstrat “meshkuj” gjysh e fëmijë, që i duhet zhdukur fara, por fëmijë ishte edhe 15 vjeçari që u dhunua nga policët si “spektakël” dhune… quhen FËMIJË.

Quo vadis shqiptar?????

Të fundit

Krishtlindje të bardha në Qafë Murriz/ Pamje magjike, dëbora tërheq vizitorët (FOTOT)

Zona e Qafë Murrizit në kufirin ndarës mes Klosit dhe Tiranës, është kthyer në pritës të qytetarëve që duan...

Historia e Parashqevi Simakut, Ngjela jep propozimin: I denjë për film

Në fillimin e karrierës në vitet ’80, Parashqevi Simaku filloi një karrierë të suksesshme, duke fituar menjëherë zemrat e publikut. Në një intervistë televizive, avokati...

Kaos me qarkullimin në Elbasan/ Mijëra automjete bllokohen në trafik

Në rrethrrotullimin e unazës së Elbasanit dhe në atë të Bradasheshit është regjistruar trafik automjetesh mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mësohet se në dalje të...

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Pogradec/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip “Ford”,...

Rekord historik i Bankës për blerjen e Euro-s, ja sa u morën për të mbrojtur Lek-un

Banka e Shqipërisë njoftoi të martë e 24 dhjetorit se ka blerë 270.5 milionë euro në tregun e brendshëm valutor për tremujorin e tretë...

Lajme të tjera

Web TV