29-vjetori i RD-së, Basha: Fjala e lirë sot është më e rrezikuar se kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot në përvjetorin e 29-të të gazetës së parë opozitare post-komuniste në vend, Rilindja Demokratike, më 5 janar 1991, për situatën aktuale të medies në vend.

Demokrati tha se edhe pas plot 29 viteve fjala dhe media e lirë janë cënuar sipas tij nga ligjet e “anti-fjalës së lirë”.

Sipas Bashës opozita ka një peshë të rëndësishme në betejën kundër censurës dhe sipas tij bashkë me të edhe mediet si dhe personat publik.

“Thuajse 30 vjet pas daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, fjala e lirë dhe liria e medies në Shqipëri është më e rrezikuar se kurrë. Kundër lirisë së shtypit nuk është më vetëm presioni informal i një qeverie të degraduar nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale.”-shprehet ai.

Kreu i PD thotë se edhe sot pas 29 vitesh fjala e lirë është e cënuar nga ligjet anti fjalë e lirë dhe se peshën kryesore në këtë betejë duhet ta kenë pikërisht opozita, media dhe personat që kanë akses publik.

Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është kundër fjalës së lirë në vend dhe kjo sipas tij është sepse votuan për miratimin e paketës anti-shpifje.

Postimi i Lulzim Bashës:

Me 5 janar 1991 doli numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, e para gazetë opozitare me diktaturën komuniste, pas afro 50 vitesh censure dhe shtypi të kontrolluar nga partia-shtet.

“RD” ishte vepër e intelektualëve shqiptarë, e studentëve, e të gjithë atyre qindra e mijëra vullneteve që iu bashkuan që në fillim Partisë Demokratike, si alternativa e themeluar për t’i kthyer Shqipërisë fjalën e lirë, votën e lirë dhe aspiratën për rikthim në gjirin e familjes europiane.

Natyrisht, RD-ja ishte më shumë sesa një gazetë, ajo ishte realizim i një misioni, rikthim në vlerat se e vërteta duhet thënë e se lajmësi është i paprekshëm. Bashkuar me vlerën botërore dhe të pakohë se Në Fillim Ishte Fjala, dalja e RD-së ishte njëkohësisht përmbushje misioni, por edhe nisja e një faqeje të re në historinë e shtypit shqiptar, historia e shtypit të lirë në Shqipërinë e pas-Diktaturës.

RD-ja lindi në shtrëngesë, ashtu si Partia Demokratike. Stafi themelues i saj ka mirënjohjen e përjetshme të çdo shqiptari të lirë dhe padyshim të çdo demokrati, por edhe të çdo luftëtari për shtypin e median e lirë, sepse ata patën guximin e duhur të përballeshin me të gjitha pengesat që nxirrte pafund Sigurimi i Shtetit Komunist, dhe prej atij guximi lindi edhe RD-ja, si një gazetë misionare.

Tek Rilindja Demokratike u thye së pari tabuja e censurës dhe e autocensurës, nisën së pari të publikoheshin të vërtetat e fshehura për Historinë e Shqipërisë, për Historinë e Letërsisë, për Gjuhësinë Historike, për Albanologjinë e për Etnografinë shqiptare, u fol hapur e pa drojë për çështjen ende të pazgjidhur shqiptare, për shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan si dhe për aspiratën e tyre për bashkim kombëtar nën suazën e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Kauzat e mëdha kanë nevojë për tribunat e duhura dhe për lirinë që ofrojnë këto tribuna. Asnjë kauzë nuk mund t’ja dalë nëse media zbaton censurën dhe autocensurën. Dhe pikërisht, këto kauza të mëdha që gjetën lirinë e tyre në faqet e numrat e parë të Rilindjes Demokratike janë shembulli më i mirë i kontributit që jep fjala e lirë dhe media në zhvillimin e një shoqërie.

Mirënjohje e pashuar të gjithë atyre që me kurajo dhe vendosmëri e sollën RD-në në jetë në kushtet e vështira të dhunës, kërcënimeve dhe terrorit shtetëror. Në këtë përvjetor, dua të falenderoj dhe përgëzoj të gjithë gazetarët dhe drejtuesit, kryeredaktorët, gazetarët dhe punonjësit e RD-së në vite, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivitetin e saj dhe për Shqipërinë.

Lexo edhe :  Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

Por 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm, jo vetëm për median, jo veç për shtypin, por edhe për politikën, edhe për vetë sistemin e demokracisë.

30 vjet pas Lëvizjes Studentore që shembi diktaturën komuniste në Shqipëri dhe lëvizjeve të tjera të ngjashme që shembën Perden e Hekurt që ndante dy anët dhe dy botët e kontinetit, shembuj të hidhur na rrëfejnë si fitoret e lirisë së fjalës, e lirisë së votës nuk janë të sigurta. Ato nuk janë të përjetshme dhe për t’i ruajtur, duhen përpjekje dhe beteja të përditshme.

Thuajse 30 vjet pas daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, fjala e lirë dhe liria e medias në Shqipëri është më e rrezikuar se kurrë. Kundër lirisë së shtypit nuk është më vetëm presioni informal i një qeverie të degraduar nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale. Nuk është më vetëm presioni i organizatave kriminale në rrugë, nuk është më vetëm autocensura që vjen për shkak të kësaj klime. Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri tani është vënë në lëvizje një mekanizëm i tërë ligjor, po përgatitet të ngrihet një strukturë e tërë censure që kontrollon e vepron sipas urdhrave të qeverisë.

Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri sot nuk ka më veç armiq të padukshëm, por të hapur, publikë, të cilët kontrollojnë institucione, kanë uzurpuar parlamentin dhe prodhojnë ligje anti-shtyp.

Kundër lirisë së medias sot është rreshtuar një qeveri e dështuar, armike e interesit publik, shërbëtore e një grushti oligarkësh, prodhim i manipulimit kriminal të zgjedhjeve.

Stafi aktual i Rilindjes Demokratike, si dhe gazetarët që angazhohen mes shumë vështirësive në shtypin e shkruar, atë televiziv si dhe në portalet e ndryshme informative, e kanë të qartë rrezikun që vjen me formën e ligjeve anti fjalë e lirë.

Mes gjithë kësaj panorame të zymtë ,spikat një lajm i mirë, lajmi se të gjithë gazetarët, të RD-së dhe shumicës së mediave, janë të bashkuar në një front dhe po bëjnë çmos, me të gjitha mundësitë që kanë, të ndalin revanshin autokratik kundër fjalës së lirë.

Ky bashkim vullnetesh tashmë ka edhe miq ndërkombëtarë, prandaj edhe ëndrrat e armiqve të dukshëm e të padukshëm të fjalës së lirë janë të parealizueshme.

Sigurisht, në këtë betejë, pesha kryesore u takon njerëzve të medias dhe intelektualëve të fjalës, opozitës dhe të gjithë atyre që kanë akses në jetën publike.

Ashtu si në janarin e 1991-it, beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë kryesore të të gjithë atyre që nuk duan që Shqipërinë ta lënë në kthetrat e pesimizmit, në kthetrat e atyre që mendojnë se në mosbesim e në dëshpërim, Shqipëria sundohet më lehtë.

Edhe sot, beteja për fjalën e lirë është një mision, dhe stafi aktual i Rilindjes Demokratike, ashtu si edhe shumica dërrmuese e komunitetit të gazetarëve, intelektualëve, profesorëve dhe akademikëve të Shqipërisë, është në anën e duhur të historisë.

Duke uruar për 29-vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, uroj njëkohësisht të gjithë komunitetin e gazetarëve për përkushimin e tyre dhe shpreh bindjen dhe besimin se media në vend do të jetë frymëzim për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane si ajo që përshkroi Rilindja Demokratike që në ditët e para të saj./Fjala.al/

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV