“Janë kamikazë, t’i groposin te Mali me Gropa”, banorët në Babrru kundër azilkërkuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitesh Shqipëria ka pritur e përcjellë qindra azilkërkues nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Sapo kapen në Pikat Kufitare, e nëse kërkojnë azil në vendin tonë me argumentin se në vendet e tyre u rrezikohet jeta, ata strehohen në këto ambiente, në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në periferi në Tiranës, në Babrru.

ABC News ishte pranë kësaj qendre. Të shqetësuar, banorët e kësaj zone tregojnë se thuajse çdo natë bien pre e vjedhjeve nga të rinjtë që qëndrojnë aty.

Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje nga autoritetet, banorët tregojnë se janë detyruar të vendosin rrjeta nëpër muret e banesave, e ndërsa të tjerë i kanë izoluar ato me tela me gjemba.

 “Është tmerr të na dalin gratë dhe fëmijët në rrugë. Mbrëmë na kanë vjedhur tre telefonat e fëmijëve dhe një lap-top. Ku t’i gjej unë që t’u marrë fëmijëve 1 milionë lekë tani telefonat. Le t’i marrin e t’i çojnë te “Mali me Gropa”, ç’na i lënë akoma këtu. Edhe policët vijnë i marrin e i sjellin prapë këtu. “S’kemi ç’u bëjnë” thonë. Kemi frikë. Hajduti të vret në gjumë. Ne kemi qenë vetë refugjatë, këta nuk janë refugjatë, këta janë kamikazë”, thotë një banor.

“Ne kemi gati dy vite që natë për natë nuk bëjmë gjumë. Edhe roje kufiri të isha në kohën e Enverit a në kohën e Monizmit, nuk e besoj se do rrinte ushtari kaq në gatishmëri sa po rrimë ne. Po e bëjmë gjumin me turne, dy orë një djalë, dy orë tjetri, dy orë gruaja e dy orë unë. Janë mbi 30 shtëpi këtu që na kanë mbytur, na kanë marrë fytyrën e nuk po qëndrojmë dot më në shtëpitë tona. Na vjedhin atlete, rroba, tapepe, çfarë të gjejnë i marrin e i shesin”, thotë 1 tjetër banor i Babrrusë.

“Është e frikshme sa ne nuk po rrimë dot në shtëpitë tona. Duhet vetëm të mbyllim dyert me hekura e penxheret e çdo gjë tjetër se na vijnë ata. Na vjedhin çfarë të gjejnë përpara, këpucë e veshmbathje që ne i thajmë përjashta. Jemi detyruar t’i marrim këpucët e t’i fusim brenda”, shprehet një tjetër.

Lexo edhe :  Ja 6 provat që “groposin” Sali Berishën në SPAK

“Natën unë vija në 9 të darkës nga goca në shtëpi. Tani nuk vij dot sepse kam shumë frikë nga këta. Ata janë grupe-grupe. Aty rrinë e flenë jashtë”.

Edhe pse për disa herë me radhë, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë, ajo që bie në sy është mungesa e patrullimeve të uniformave blu përgjatë kësaj zone.

Banorët shprehen se kërkojnë ndihmë që këta azilkërkues të qëndrojnë sa më larg qendrave të banuara.

“Kam shkuar mbi 20 herë në rajon në polici, bashkë me ta. Asnjë gjë nuk bëhet. Po në çfarë t’u bëjmë? O t’i marrin t’i rregullojnë, t’i çojnë në “Mal të Dajtit” ose ku ka repart ushtarak, jo këtu në mes të qendrës së banimit”, thonë ata.

“Ne kërkojmë që këta të ikin të largohen që këtu sepse ne jemi zonë e banuar. Kemi gra e fëmijë që nuk dalin dot në rrugë. Ata zihen me njëri-tjetrin në rrugë me gurë”, u shprehën për ABC News.

Jo pak shqetësues është fakti se azilkërkuesit nga vende të ndryshme, si Afrika, Irani e Siria, i gjen nëpër rrugët e Tiranës thuajse në çdo orar duke kërkuar lëmoshë./ Abc News

Të fundit

Dallgë apo cunami? Misteri që përditë do të zbulojmë me Presidentin Trump

Alba Malltezi Presidenti Donald Trump mori për të dytën herë Shtëpinë e Bardhë kundër çdo parashikimi e duke bërë të kundërtën e...

Pica napolitane e shqiptarit “pushton” Brescian dhe zemrat e italianëve

Endrit Rustemi një ndër picierët më të njohur në Itali, në një intervistë të veçantë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për...

21 janari/ Veliaj: Plagë në historinë tonë! Thirrje për drejtësi e llogaridhënie

Krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kujtuar sot 14 vjetorin e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues. Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan...

Video/ Kërcimi i Donald Trump me Melanian mahnitëse pas inaugurimit si President

Donald Trump dhe Melania Trump vazhduar traditën e vallëzimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara me zonjën e parë në ballon e Komandantit të...

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Vorë, dëme të shumta materiale

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Marikaj të Vorës. Ende nuk dihen detaje sa i përket shkakut të zjarrit, por zjarrfikësit ndodhen  në vendngjarje...

Lajme të tjera

Web TV