Zyrtarja britanike: Qindra fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga hotelet e strehimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 200 fëmijë, kryesisht djem adoleshentë shqiptarë, mbeten të zhdukur nga hotelet ku strehohen azilkërkuesit , tha ministri i imigracionit. BBC trajton problemin e të miturve emigrantë që po “zhduken” nga qendrat e azilkërkuesve.

BBC ka sjellë në vëmendje situatën me emigrantët që kohët e fundit është kthyer në një shqetësim. Këshilli Bashkiak i Brighyon & Hove ka bërë thirrje që qeveria britanike të reagojë dhe të marrë masa në mënyrë që të mos lejojë përdorimin e hoteleve për fëmijët azilkërkues. Gjithashtu zëvendës udhëheqësja e këshillit, Hannah Allbrooke tha për BBC se politikat e ndjekura janë “të rrezikshme” dhe “jo të përshtatshme”. Reagimi i vjen pas publikimit të një raporti që fëmijët po “rrëmbeheshin” nga një hotel në Brighton, por ky pretendim u mohua nga qeveria. Allbrooke tha se hotelet ishin “me të vërtetë të rrezikshme dhe nuk janë vendet e përshtatshme për të pasur azilkërkues të rinj”. Më tej shtoi se, rreth 1,600 fëmijë që kishin kaluar nëpër hotele vetëm në Hove, një numër “i pamundur” për t’u futur në sistemin lokal të kujdesit. Ndërsa, gjatë janarit, këshilli i shkroi Ministrit të Emigracionit Robert Jenrick dhe i tha atij se Home Office kishte “dështuar në detyrën e kujdesit” ndaj fëmijëve azilkërkues. Rreth 200 fëmijë, kryesisht djem adoleshentë shqiptarë, mbeten të zhdukur nga hotelet ku strehohen azilkërkuesit , tha ministri i imigracionit. Allbrooke tha se kur azilkërkuesit mbërrijnë në këtë vend, ka “shumë trauma dhe ajo që ata kanë nevojë është mbështetje dhe kujdes. Këto hotele nuk po e ofrojnë atë”. “Mjerisht ka autoritete lokale, duke përfshirë disa në juglindje, të cilët nuk i marrin në kujdes fëmijët azilkërkues dhe kjo është ajo që do të thotë se ka një numër të madh fëmijësh ende në hotele”, shtoi ajo. Zyrtarja britanike i bëri thirrje qeverisë që “të zgjidhë mungesën e vendosjeve në kujdesin social të fëmijëve dhe të zgjidhë krizën e rekrutimit në punonjësit socialë, atëherë do të jetë më e lehtë për autoritetet lokale t’i marrin këta azilkërkues.” Edhe pse për palën britanike këta fëmijë rezultojnë të “zhdukur”, dyshohet se ata janë strehuar tek të afërmit e tyre që kanë shkuar më parë në Britaninë e Madhe dhe janë integruar atje. Megjithatë fakti është që shumë të mitur kanë kaluar në Britaninë e Madhe në mënyrë ilegale duke zgjedhur një rrugë të vështirë dhe me risk të madh për jetën. Prej më shumë se një viti një rrugë e re e trafikut është intesifikuar me gomone në kufirin Francë-Angli. Trafikantët grumbullojën emigrantët dhe më pas kundrejt shumëve të ndryshme që variojnë nga 6-10 mijë paund i kalojnë me gomone nëpërmjet kanlit të La Mansh. Qeveria britanike ka ngritur prej kohësh këtë alarm, madje ka pasur edhe “përplasje dioplomatike” me Shqipërinë për gjuhën e përdorur nga zyrtarët e lartë britanikë kunderjt emigrantëve shqiptarë. Ata i kanë konsideruar shpesh si “kriminelë” të cilët pasi futen ilegalisht në Britaninë e Madhe punojnë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, në të ashtëquajturat “shtëpi bari”. Me sqeverisë shqiptare dhe asaj britanike janë nëshkruar disa marrëveshje që lidhen me ekstradimin e menjëhershëm të emigrantëve ilegalë, pa u dhënë mundësinë që të ndjekin rrugën ligjore për të kërkuar azil. Gjithashtu një tjetër hap është dërgimi I disa oficerëve britanikë në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë për të bërë të mundur ndalimin e personave të dyshuar si emigrant ilegalë që në vendin e origjinës.

Frontex për emigrantët:

“Po përdorin Ballkanin për të kaluar në Europën Perëndimore”

Pas njoftimeve nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së, se imigrantët dhe azilkërkuesit po përdorin kryesish Ballkanit për të kaluar në Evropën Perëndimore, grupet kërkimore argumentojnë se kjo po ndodh për shkak se rrugët detare po bëhen më të rrezikshme.

Lexo edhe :  54-vjeçari ngjitet në malin Everest për herë të 29-të

Ndërkohë, në Trieste të Italisë, organizatat jofitimprurëse thonë se qendrat për strehimin e imigrantëve po mbingarkohen nga prurjet. Që nga koha e luftërave në ish-Jugosllavi, qyteti bregdetar i Triestes ka qenë një vendndodhje për imigrantët dhe azilkërkuesit që shkojnë në Evropën Perëndimore. Sipas organizatave jofitimprurëse lokale, qyteti ka një sistem të mirë për strehimin dhe trajtimin e imigrantëve. Por duke filluar nga sezoni i verës, qyteti është përballur me vështirësi. Gianfranco Schiavone, president i organizatës Konsorciumi Italian i Solidaritetit (Consorzio Italiano di Solidarietà), thotë se dikur qytetit i mbaroheshin strehimet për të ardhurit e rinj. “Kjo ndodhte për pak ditë, por jo më shumë. Verën e kaluar ndodhi për disa javë, ndaj situata është shumë e rëndë. Madje edhe tani në dimër situata është e vështirë”. Sanam Gul Sinëari mbërriti në Trieste nga Afganistani një muaj më parë. Ai zgjodhi rrugën e Ballkanit pasi i shpenzoi të gjitha paratë në përpjekjet e dështuara për të gjetur një varkë nga Turqia drejt Greqisë. Gjatë rrugëtimit, ai kaloi lumenjtë e Kroacisë dhe u rrah nga policia në Bullgari, duke i sekuestruar gjithçka kishte, thotë ai për Zërin e Amerikës. “Kam qenë ushtar dhe pas rënies së Kabulit, ekonomia u rrënua. Ndaj vendosa të largohem sepse jeta ime ishte në rrezik (nga talebanët) dhe për mundësi më të mira ekonomike. Italianët janë shumë mikpritës por sistemi nuk funksionon. Po flemë jashtë në rrugë”. Ai dhe rreth 100 imigrantë të tjerë flenë në këtë magazinë të braktisur. “Për fat, kam një strehë për tre netë. Por nëse vjen dikush në gjendje të keqe i jepet përparësi për strehën”, thotë ai. Vullnetari Ismail Sëati thotë se situata është përkeqësuar. “Më parë konsiderohej si situatë emergjente kur në këtë magazinë flinin 25 apo 30 veta. Por nga mesi i korrikut po shtohen shifrat, në disa raste ka rreth 300 njerëz që flenë këtu”. Agjencia e Bashkimit Evropian për kufirin, Frontex, thotë se Ballkani është bërë rruga kryesore e imigrantëve që shkojnë drejt BE-së. Rruga tokësore ballkanike është bërë më e rëndësishme se sa kanali detar i Mesdheut nga Libia drejt Italisë. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Carmine Conte të Grupit të Politikave të Migracionit me qendër në Bruksel. “Ka mungesë të rrugëve ligjore për futjen në Evropë në rrugë të sigurt. Tjetër problem është se Mesdheu është bërë shumë i rrezikshëm. Vende si Italia dhe Greqia po miratojnë politika shumë kufizuese”. Taktikat, të paligjshme sipas rregullave të BE-s-, dhe të përdorura shpesh nga roja bregdetare italiane dhe greke, që ndalojnë ardhjen në breg të anijeve me imigrantë, janë dokumentuar më së miri. Madje, në Itali imigrantët janë penguar që të zbresin nga barkat e shpëtimit. Goran Buldioski, me organizatën Fondacioni i Shoqërisë së Hapur me qendër në Shtetet e Bashkuara, thotë se veprimet e vendeve si Italia dhe Greqia nuk po frenojnë imigrantët që të zgjedhin Ballkanin në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian. “Nuk po frenohen aspak, dhe jo për shkak të vështirësive të tyre të dokumentuara. Por, gjithashtu, është për shkak të një politike të dështuar parandaluese”. Ai thotë se vendet evropiane duhet të zbatojnë politika më të arsyeshme që garantojnë sigurinë e imigrantëve. Afganasi Sinëarit thotë se shpreson të kërkojë azil sa më shpejt të jetë e mundur dhe se familja e tij në Afganistan varet nga ai./VOA

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV