Do lëvizni jashtë Shqipërisë? Ja kushtet e Italisë, Greqisë, Kosovës…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, për vijimin normalisht dhe pa probleme të aktivitetit kufitar. Në këtë kuadër i gjithë personeli i Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar është pajisur me maska dhe dezinfektantë për mbrojtjen nga COVID-19.

Në lidhje me shtetet fqinje situata e kalimit kufitar është si më poshtë:

Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.

Në Republikën e Malit të Zi lejohen të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë.

Republika e Kosovës lejon të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.

Policia Kufitare e Shqipërisë ka marrë një sërë masash shtesë edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër dhe atë blu.

Të fundit

3 cilësitë që bëjnë diferencën për një “mendje të fortë”

Të jesh mendërisht i fortë është një bashkësi qëndrimesh që mund t’i mësojmë dhe t’i kultivojmë. Njerëzit mendërisht të...

Dekada e ardhshme, ndërtesat e reja në Tiranë me çmim 10 mijë euro metri katror

Tirana po ndryshon me ritme të shpejta dhe tregu i pasurive të paluajtshme është pasqyra më e qartë e këtij transformimi. Ndërtimet e reja...

Rriten shpenzimet familjare, qendra e studimeve ALTAX publikon shifrat

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar. Një analizë më e detajuar se...

Kërkoi lirinë për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-gjyqtarja Fetahu mbetet në burg

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u liruar nga burgu, duke e lënë në qeli. Ish-magjistratja pretendoi një masë më...

Juristi Romeo Kara: “Lobimi 6 mln dollarë i Berishës është rast i pastër korrupsioni”

Për juristin Romeo Kara, kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni. I ftuar ditën e sotme...

Lajme të tjera

Web TV