“Bashkimi bën fuqinë”. Liverpool gjunjëzohet kundër racizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pikërisht në seancën e parë të zhvilluar në impiantin mitik Anfield Road pas emergjencës së pandemisë, skuadra e Liverpool bëri një gjest të fuqishëm solidariteti në favor të lëvizjes “Black Lives Matter” gjatë seancës së tyre stërvitore.

Secili prej lojtarëve të skuadrës kampione të Europës u gjunjëzua në tapetin e blertë në qendër të fushës. Futbollistët kishin veshur fanela me ngjyra të ndryshme duke dhënë imazhin e diversiteit dhe kundër racizmit, një temë e nxehtë së fundmi që ka ngjallur protesta të dhunshme në SHBA, pas vrasjes së një të riu afro amerikan nga policia e Minneapolis.

Georginio Wijnaldum ndau imazhin ndikues në mediat sociale, duke shkruar: “Bashkimi bën fuqinë”. Ishte seanca e parë e stërvitjes që kishte armata e Jurgen Klopp në Anfield si një ekip i tërë, pasi sezoni u ndal përkohësisht për shkak të pandemisë në vazhdim të coronavirusit. Por futbollistët zgjodhën të ndalojnë seancën për të bërë një dalje domethënëse.

Liverpool bëhet  skuadra e parë e Premier League që ofron një “qëndrim” mbështetës për lëvizjen Black Lives Matter.

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV