Kevin Hart thirrje medias: Bëhuni pjesë e zgjidhjes së problemeve, mos jini ju problemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kevin Hart i kërkon mediave në mbarë botën, që të jenë pjesë e zgjidhjes, përmes mesazheve që përcojnë, pasi protestat pas vdekjes së George Floyd vijojnë në SHBA sikurse edhe në Europë.

E gjithë Amerika është përfshirë në protesta mbarë kombëtare pas ngjarjes së javës së shkuar. Komediani 40 vjecar, postoi një mesazh prekës në llogarinë e tij në Instagra, ku i kërkonte reporterëve dhe gazetarëve, që jo vetëm ti raportojnë këto ngjarje por edhe të bëhen pjesë e një zgjidhje përfundimtare, kundër racizmit.

Ai kërkoi që edhe mediat, të fokusohen tek cështjet që duhet ti japin fund njëherë e mirë padrejtësive të tilla. “Ju kontrolloni fjalën e lirë.

Ndaj detyra juaj duhet të jetë raportimi korrekt. Ne, bashkë me ju, nuk duhet të humbasim arsyen. Dhe arsyeja është e qartë, një tjetër njeri humbi jetën në duart e një oficeri policie” thotë aktori.

Hart e mbyll postimin e tij prekës me fjalët: “U prehsh në paqe George Floyd, u vrave nga një polic. Ishte një tjetër vdekje e trishtë.

Them një tjetër sepse ka ndodhur shumë herë të tjera. Media duhet të nxisë ndryshimin. Ne duhet ti shtyjmë. Ne nuk jemi vetëm njerëz që protestojmë.

Ju e dini pse jemi të nervozuar. Edhe ju duhet të jeni të zemëruar. Ju duhet të jeni në anën e zgjidhjes, jo problemi” thotë Kevin Hart, i cili ka protestuar disa herë për ngjarje të tilla në të shkuarën, kryesisht kur bëhet fjalë për dhunën e ushtruar ndaj njerëzve me ngjyrë./l.m/Fjala.al

Të fundit

Hungaria ‘shënjestroi’OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin!

Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të tërheqë menjëherë një projektligj të ri, të paraqitur nga partia e kryeministrit...

Karta e azilit s’funksionon, më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga BE në 2024

Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore...më shumë se 15 mijë qytetarë shqiptarë që qëndronin në mënyrë të parregullt...

Videoja e frikshme/ Kamioni 33 tonësh merr përpara një shtëpi në New Jersey

Momenti i një aksidenti të tmerrshëm në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një shtëpi regjistrua nga një...

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre rreth 2 vjeç. Sipas tij, prej...

Kur prishen pazaret e drogës!/ Sherr mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt në Sky ECC

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për News24 dosjen në lidhje me hetimet për Operacioni “Ura” ku transkriptohen edhe bisedat mes anëtarëve të grupit në...

Lajme të tjera

Web TV