Sistemi Zgjedhor/Vasili: Në tryezë kemi 5 modele. Shehi: Kemi propozimin nga Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Petrit Vasili ka deklaruar se në tryezën për reformës zgjedhore se ndryshimi i sistemit ka qenë pjesë e axhendës, ndërsa shtoi se në takim janë prezantuar 5 modele të ndryshme.

Ndërkohë, gjatë debatit në emisionin “Çim Peka Live” lidhur me sistemin zgjedhor, avokati Adriatik Lapaj këmbënguli se, sistemi me lista të hapura i hap rrugë të resë në Shqipëri, por i këtij mendimi nuk është Genc Sejko që u shpreh se, lëvizja e debatit nga mbrojtja e votës te sistemi, nuk është i mirë.

Ndërsa më tej, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi përmendi dhe propozimin e ambasadores së ShBA-së Yuri Kim për aplikimin e sistemit danez.

DEBATI

Vasili: Janë prezantuar 5 modele të ndryshme sistemi. Debati është hapur dhe nëse doni të dini, kam këmbëngulur dhe kam mbështetur haptaz që të kuptoni njerëzit, të bëjnë ndarje, analizë mes sistemeve. Ka disa modalitete. Ka disa mënyra për listat e hapura. A është realist? A e garanton garën? Do një diskutim të gjerë.

Kastriot Çipi: Më vjen mirë që zoti Vasili është i hapur për diskutimin e sistemit. Debat transparent për hapjen e sistemit. Gjatë 10 muajve debati nuk është bërë. Si Kryemadhi, si Basha, në janar kanë thënë se hapja e debatit për këtë është në favor të Ramës.

Vasili: Ne kemi shkëmbyer edhe mendime bashkë. Nuk do të thotë lojë e Ramës ose jo. Kur kundështari jeton me votën e vjedhur, faktet janë një tmerr i madh dhe kur duam ta gozhdojmë dhe duam gjithë vbëmendjen, kjo do të thotë një shpërqëndrim në atë moment, jo tani. Debati bën crash një një debat më madhor.

Sejko: Lëvizja e debatit nga garantimi i votës te sistemi, nuk është i mirë. Nuk gjej asgjë të ndryshoj te zoti Vasili. Është në kundërshtim me lëvizje apo individë të tjerë që duan ndryshimin e sistemit? Nuk duhet të nxitohemi që pas 3-4 vjetësh të kthehemi e të fajësojmë prapë sistemin.

Lexo edhe :  KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës!

Lapaj: Në çfarë pike e pengon hapja e listave garantimin e votës? Hapja e garës rrit flukset e asaj që do të vij, rrit flukset e të resë.

Peka: Prioritet është ruajtja e votës. Rama nuk i jep të gjitha.

Vasili: Është në axhendë. Plus edhe ndryshimi i sistemit. Themeli i gjësë është ndryshimi i sistemit brenda partive, primaret etj. Çfarë mendimi kemi ne për cilësinë e kryetarëve të bashkive që janë zgjedhur me mazhoritar?

Shehi: Debati nuk bën keq. Je me Edi Ramën, nuk je me Edi Ramën, nuk është… Më duket shumë banale kush shpall armiq, tradhtarë… Këtu kemi një ushtri hajdutësh e konsoliduar prej shumë vitesh. Debatin nuk kemi pse e mbyllim. Është një tezë që mund të diskutohet. Nuk mund të mohosh debatin. Për më tepër që këtu patëm një propozim nga ambasada amerikane. Ne kështu i bëjmë qejfin Edi Ramës. Ata janë kundër Amerikës, ne jemi pro. Ky është një kurth i vjetër i kësaj mazhorance që opozita ka rënë disa herë./E.B./Fjala.al

Të fundit

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

Kodi i ri penal ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e të martës në “Now” në Euronews Albania me një grup ekspertësh dhe opinionistësh. Lidhur...

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe 50 të tjerë rezultojnë ende...

Lajme të tjera

Web TV