Forbes vijon akuzat: Kylie Jenner, mbi 130 mln $ për shtëpi e udhëtime në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylie Jenner raportohet se ka shpenzuar më shumë se 130 milionë dollarë për vila luksoze e udhëtime me charter, pak përpara lajmit të publikuar nga prestigjozja Forbes, se 22 vjeçarja ka gënjyer për statusin e saj si “miliardere”.

Sipas Forbes, Kylie ka gënjyer prej vitesh dhe absolutisht nuk mund të quhet miliardere.

Siç raportohet në media, Kylie ka shpenzuar shuma marramendëse në vila, prona dhe udhëtime luksoze.

Madje ajo ka udhëtuar vetëm për ditëlindjen e vajzës së saj Stormy, me një avion privat të linjës Global Express Jet, duke shpenzuar 50-70 milionë dollarë. Burime  pranë saj bëjnë me dije se vetë motrat e saj janë të shqetësuara për shpenzimet e më të voglës mes tyre.

Vetëm gjatë vitit 2019, Kylie ka shpenzuar më shumë se 130 milionë dollarë. Vetëm 2 muaj më parë,  biznesmenia 22 vjeçare bleu shtëpinë e saj të re në Holmby Hills në Kaliforni për shumën e 35.5 milionë dollarë.

Por arkitektin e ka paguar edhe 15 milionë dollarë më shumë për t’i ndërtuar një shtëpi të re ngjitur me atë ekzistuesen.

3.2 milionë dollarë ajo pagoi edhe për tokën në Madison Club në Palm Beach, për të ndërtuar një tjetër shtëpi ngjitur me nënën e saj Chris Jenner.

Kylie konsiderohet si më ekstravagantia ndër motra, duke shpenzuar mijëra dollarë për dhurata e festa.

Gazetarët e revistës Forbes publikuan javën e shkuar një raport, në të cilin theksonin se kishin përllogaritur edhe një herë të ardhurat fitimet e shpenzimet e Kylie Jenner dhe theksuan se 22 vjeçarja nuk e gëzon aspak statusin e miliarderes, përkundrazi./Fjala.al/k.b

Burimi: The Sun 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV