Klopp injoron izolimin: Shumë shpejt, festë për titullin me tifozët

Mungesa e tifozëve nga stadiumi do të jetë e detyrueshme për një kohë të gjatë sipas autoriteteve angleze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ka bërë thirrje për kujdes e për të respektuar rregullat e imponuara nga autoritete për pandeminë, trajneri gjerman Jurgen Klopp ka premtuar një festë elektrizuese për tifozët. Pas plot tridhjetë vjetësh, Liverpool po përgatitet të fitojë Premierligën angleze, por në çdo rast do të jetë një festë speciale me praninë e tifozëve, edhe pse me të gjitha kufizimet shëndetësore për shkak të pandemisë Covid-19.

“Herët ose vonë do të vijë dita kur do të kemi kohën, mundësinë dhe lejen për të festuar me tifozët tanë dhe ne do ta bëjmë atë – tha trajneri gjerman.- Ky është Liverpool, ka qenë gjithmonë klub special dhe do të jetë edhe në këtë rast” tha Jurgen Klopp.

Mungesa e tifozëve nga stadiumi do të jetë e detyrueshme për një kohë të gjatë sipas autoriteteve angleze, por pritja prej 3 dekadash, nuk do ndalë festën dhe paradën. “Kur do të jetë koha e titullit, do të jetë edhe momenti ynë. Kur të kemi mundësi, do të bëjmë atë që duam, një paradë e shkëlqyer për tifozët” tha gjermani.

Trajneri i “Reds”, megjithatë ka një apel për tifozët e Liverpool: “Ne do të duhet të festojmë fitoren e Premier League pa tifozët brenda stadiumit, por nëse e mbajmë veten për më të mirët, të qëndrojmë në shtëpi. Jam i sigurt se janë në anën tonë të gjithë mbështetësit. Ne do t’i paguajmë mbrapsht ata, duke luajtur futbollin më të mirë të mundshëm”  tha Klopp.

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV