Autobusi përplas për vdekje këmbësorin në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme një këmbësor është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Humelic.

Në njoftimin e policisë thuhet se këmbësori është aksidentuar nga autobusi i cili drejtohej nga një 45-vjeçar me iniciale L.R.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale. /Fjala.al

Të fundit

Shpresa përballë realitetit më ndihmon të rris fëmijët në krizën klimatike

Nga Emma Pattee* Kur kam lindur fëmijën tim të parë në vitin 2019, më dukej se çdo gjë që mund...

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të...

13 Shkurt 1983/ Zjarri në kinema, “kurthi” që u mori jetën 64 spektatorëve pa faj

Nga Leonard Veizi   Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me...

Gjykata vendos burg për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance që zgjati rreth pesë orë....

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme. Edi Rama, Sali Berisha dhe...

Lajme të tjera

Web TV