Asnjë rezultat për “Zgjedhoren”/Vijojnë dhe sot negociatat me përfaqësuesit e Këshillit Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë rezultat nuk u arrit një ditë më parë edhe pse është negociuar plot 9 orë në rezidencën e Ambasadës amerikane për Reformën Zgjedhore.

Megjithatë në përfundim ambasadorët deklaruan se progres është bërë dhe se Këshilli Politik duhej të mblidhet nesër për të arritur marrëveshjen.

Kështu është vendosur që ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, do të takohen sërish me përfaqësuesit e Këshillit Politik sot në orën 11:00.

Ajo që të gjithë ambasadorët theksuan në një zë ishte se partitë duhej të heqin dorë nga kërkesat që shkonin kundër rekomandimeve OSBE/ODIHR.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim trha se: “Shpenzuam pothuajse 9 orë me anëtarët të këshillit politik. Ishte një ditë e gjatë. Por është bërë përparim. Ishte e vështirë për të gjitha palët. Të gjithë kanë dhënë që Shqipëri të fitojë. 25 marsi ishte një pikë kthese.

BE ka vendosur një sërë kushtet për nisjen e negociatave dhe mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Kështu qëllimi sot dhe nesër, është që Shqipëri t’i përmbushë këto rekomandime.

Nëse partitë duan të arrijnë konsensus përtej këtyre rekomandime, ne i mirëpresim. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar, nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në Evropë dhe SHBA do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë proces”./b.b/fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV