Profili i kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot është zgjedhur kryeministër i vendit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Hoti u zgjodh kryeministër sot, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja raporton Telegrafi.

Më poshtë mund ta lexoni profilin e kryeministrit të ri, Avdullah Hoti:

Avdullah Hoti, i lindur më 04 shkurt 1976.

Ai ka shërbyer si zëvendëskryeministër për disa javë në Qeverinë Kurti, ndërsa u shkarkua pas prishjes së koalicionit LVV-LDK.

Ai ka shërbyer edhe si ministër i Financave në mes të vitit 2014 dhe më 2017 në koalicionin qeverisës PDK/LDK.

Hoti është profesor i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, që nga viti 1998 dhe ligjëron lëndët Makroekonomi I dhe Makroekonomi II.

Nga 1999 deri ën vitin 2004 ishte hulumtues në Institutin Riinvest në Prishtinë.

Ishte kryeredaktor i Revistës Kontabiliteti Bashkëkohor, botuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës.

Nga gushti 2006 deri në vitin 2007 ishte këshilltar i lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kurse, nga janari 2008 deri në 2009 ishte këshilltar për ekonomi i Kryetarit të Prishtinës, kurse.

Nga janari 2010 deri në 2013 ishte nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV