Kontrolle me dronë dhe 100 policë në Fier, zbulohen fidanë kanabisi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrolle intensive me dronë nga kamera për monitorimin e zonave të thella e pyjore, në aksion kundër kultivimit të kanabisit në Fier.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi.

Policia ka vënë në pranga F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë./b.b/fjala.al

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV