VIDEO/ Basha: Puna në Thumanë zgjati sa vizita e Ramës, qytetarët janë zhytur në varfëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë sot se qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ata të prekur ekonomikisht nga pandemia janë lënë në harresë.

Në një postim në ‘Facebook’, Basha ka publikuar një video nga Thumana dhe thekson se punimet atje zgjatën aq sa zgjati edhe vizita e kryeministrit Edi Rama.

Më tej kryedemokrati thekson se Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave për një fundjavë luksi në Paris, ndërsa varfëria në vend është shumë e thellë.

Postimi i Lulzim Bashës:

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.

Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.k.t/Fjala.al/

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/572676027002791/

Të fundit

Kush janë lojtarët më të kërkuar me kosto zero në futbollin europian (lista)

Merkatoja është ende në gjysmë të saj. Ka ende plot opsione për klubet e të gjitha niveleve. Më poshtë...

Tragjedia la bosh një shtëpi/ Shuhet familja e biznesmenit pas rrëzimit të avionit

Një biznesmen i njohur i çelikut dhe anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht, kur avioni me dy motorë në të cilin udhëtonin u...

Edi Rama në Shkup, drekon me Taravarin me speca të skuqur dhe dhallë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Çarshinë, një ndër lagjet më të vjetra shqiptare në Shkup, ku ka takuar shqiptarët e atjeshëm...

Prej 8 muajsh në qeli/ Blushi tregon gjendjen emocionale të Metës

Blushi kritikoi procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si “terror elektoral” dhe duke përmendur edhe vlerësimet problematike të OSBE-së. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së...

Olsi Bylyku dhe gazetaria i japin fund lidhjes? Ja çfarë ndodhi mes çiftit

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk është më në një...

Lajme të tjera

Web TV