Reforma zgjedhore, Soreca mbledh në zyrë Kim dhe dy ambasadorë të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e lënë pas u dha drita jeshile për gjetjen e konsensusit për përfundimin e reformës zgjedhore, ku ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se topi është në duart e Lulzim Bashës, por ky i fundit deklaroi se ka ende një pikë që nuk është rënë dakord.

Paraditen e sotme kanë rinisur takimet intensive, kësaj radhe të nisura nga ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Ky i fundit ka thirrur në zyrën e tij, ambasadoren amerikane Yuri Kim, atë të Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe atë të OSBE, Bernd Borchardt.

Pas këtij takimi, mendohet se do të ketë të tjera me përfaqësuesit e partive të Këshillit Politik për reformën zgjedhore./b.b/fjala.al

Të fundit

Juve-Inter gjykohet nga Mariani, me të ka pasur vetëm barazime

Do të jetë Mauricio Mariani arbitri i “Derbit të Italisë” mes Juventusit dhe Interit, programuar më 16 shkurt në...

Vrasjet e Berishës më 21 janar s’janë asgjë para fustaneve të Ajolës…!

Jakin Marena Arrestimi me urdhër të SPAK i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sjellë një reagim të fortë nga radhët e mazhorancës socialiste...

VIDEO/ Makina mori përpara turmën e njerëzve, të paktën 28 të plagosur

Një 24-vjeçar, azilant nga Afganistani është personi që mori përpara një grup protestuesish në Mynih, duke shkaktuar të paktën 28 të plagosur. Ndërsa një fëmijë...

FOTO/ Bebe Rexha pothuajse nuk njihet pa grim rrugëve të Beverly Hills

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, dukej pothuajse e panjohur gjatë një daljeje të martën në lagjen...

Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të jenë të qëndrueshme dhe të...

Lajme të tjera

Web TV