“Luftëtari” shqiptar nuk e tremb Leipzig, Nagelsmann vlerson Gjasulën

Klaus Gjasula vjen në këtë ndeshje me "rekomandimin" e 15 kartonave të verdhë vetëm në një sezon, por Nagelsmann përpiqet ta marrë lehtë.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula ka fituar reputacionin e një “djali të keq” në Bundesligën gjermane, por pavarësisht kritikave dhe shënjestrimit nga arbitrat, mesfushori difensiv, meriton vlerësimet e teknikëve më të njohur. Këtë radhë skuadra e tij Paderborn përballet me lepzig, pretendentin për titull të trajnerit Julian Nagelsmann.

Klaus Gjasula vjen në këtë ndeshje me “rekomandimin” e 15 kartonave të verdhë vetëm në një sezon, por Nagelsmann përpiqet ta marrë lehtë.

“Nuk është se Gjasula i shkel njerëzit me këmbë, por bën faulle të zgjuara dhe taktike. Nuk mendoj se është i keq dhe nuk jam i shqetësuar se do të na çojë lojtarët e Leipzig në spital” tha Nagelsmann për shqiptarin, mbi ndeshjen e së shtunës në 15:30.

Përgjithësisht, trajneri i “Demave të Kuq” ka simpati për Klausin, “luftëtarin” shqiptar. “Më pëlqen sesi sillet në fushë, ka gjithmonë diçka tërheqëse te Gjasula” tha trajneri.

Të fundit

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, flet vëllai i policit: Nuk e qëlloi Ardiani!

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e dy dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë...

Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE!

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

“Stërvitem çdo ditë për të ngjitur hekurat”/ A po paralajmëron Meta daljen nga qelia?

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Off the Record”, se si po e kalon verën pas hekurave,...

Lajme të tjera

Web TV