Babai i minorenes së abuzuar del në protestë: Po më kërcënojnë me jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edmond Thasanaj, babai i 15 vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës në Babrru, i është bashkuar protestës së sotme të shoqërisë civile nën moton “Për Fëmijërinë e Vjedhur”.

Ai u shfaq me kapelë dhe një shami në fytyrë dhe kërkonte drejtësi. Në një deklarat për mediat Thasanaj u shpreh se duhet të bëhet diçka që kjo situatë të mos vazhdojë më, pasi sipas tij atë që e vuajti vajza e tij të mos e vuajë asnjë tjetër e re.

Ndër të tjera, Thanasaj shtoi se në Babrru e kërcënojnë po e kërcënojnë me jetë.

Dëgjova në Parlament që Edi Rama denoncoi atë djalin. E dëgjova dhe nuk bëri asgjë, sepse ai vetë nuk ka vajzë. E dëgjova në Parlament. U lutem prindërve, vëllezërve, dhe mësuesve që të kenë kujdes sepse fëmija është fëmijë, gënjehet me një karamele. Fëmijët t’i qëndrojnë sa më afër fëmijëve dhe të flasin me ta. Ne jemi më të urtë në Babrru. Atje më kërcënojnë, më thonë jo do të vrasim e kshu. Ata janë të gjithë grup dhe e bëjnë këtë gjë ku të gjejnë. I lutem ministres së arsimit. Mirë që e vuajti vajza ime, por të paktën të mos vuajnë të tjerët. Ai që e bëri të kalbet atje. Veç mos daltë gjallë se kam me e vra. E di qeveria, nëse qeveria s’e kalb në burg sepse do t’ja jap unë dënimin. Unë u bëra sebep që fola,”– tha Thanasaj./E.B./Fjala.al

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV