Gjiknuri: Edhe po të miratoheshin listat e hapura s’do ndryshonte shumë rezultati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi sonte se si me lista të hapura apo të mbyllura rezultati i zgjedhjeve nuk do ndryshonte.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ Gjiknuri theksoi se pavarësisht ndryshimit të sistemit nuk të sjell në pushtet, nuk ndryshon rezultatin shumë si dhe përsëri ky nivel parlamenti do ishte.

Gjithashtu, Gjiknuri thotë se ndryshimi i sistemit është mit dhe përsëri nuk do ndryshonte gjë.

Ka një limit për listat e hapura. Qarkullimi që i bëri PD të listave të atyre që ikën dhe erdhën, do ishin i njëjti produkt si konkurrenca e brendshme.

Një kategori e sheh sikur do qarkullojnë elitat. Një tjetër thotë se nuk do jetë në dorë të kryetarëve, por listat prap kryetarët do i bëjnë.

Krijohet një tension i brendshëm që është dhe i mirë brenda partive. Nuk i tund themelet kryetarit të partisë. Me sistemin që është nuk do ndryshonte rezultatin.

Por ndryshoi sistemi sikur do bëhet Republikë e Re. Sistemi nuk të sjellë në pushtet. Politikanët janë një kampion i mesatares së votimeve.

Dhe kjo është në gjithë botën. Të gjithë mendojnë sikur do ndryshojë, i njëjti nivel parlamenti do jetë. Shihni listat e PD.

Modeli danez është më i komplikuar, kërkon një tjetër ndarje administrative të Shqipërisë dhe është e i korrektuar. Asnjë sistem nuk ka perfekt tek vota.”- tha Gjiknuri./l.m/Fjala.al

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV