Përdhunimi i 15 vjeçares/ Besa Shahini: Rojat nëpër shkolla i zgjedh bashkia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka qenë i ashpër në fjalimin e tij në Kuvend ditën e djeshme, teksa ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi Babrrunë, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga një 65-vjeçar dhe 3 djem të rinj. Nga foltorja e Parlamentit, Rama shprehu keqardhjen për të miturën, por, nga ana tjetër, u është përgjigjur ashpër reagimeve publike nga deputetë të majtë e të djathtë, përfaqësues organizatash apo qytetarë, të cilët, sipas tij, e kanë dhunuar për herë të dytë viktimën.

“U kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në dhunimin e një populli, pavarësisht çfarë janë, deputetë etj. dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, u shpreh Rama. Duke theksuar se kërkesa themelore, ruajtja e anonimitetit të viktimës nuk është zbatuar, kryeministri akuzoi mediat se kanë përdorur një viktimë të dhunës, duke e shfaqur historinë në çdo ekran. Për sa u përket sulmeve ndaj ministres së Arsimit, Besa Shahini, Rama theksoi se nuk mund të mbrohet një viktimë e abuzimit duke abuzuar dikë tjetër. “Me paturpësinë më të madhe, lloj-lloj çakejsh, dhelprash, monstrash, me fytyrë njeriu, e sulmojnë. Ata duan që ministrja e Arsimit të bëjë krim, të dalë e të merret me rastin konkret në publik. Ka një sërë rastesh që ka ndodhur kështu. Abuzuesit janë për fat të keq prindërit e tyre, të afërmit apo mësuesit. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen kështu, siç është kthyer nga politikanët, do të kemi zero denoncime”, tha Rama.

Besa Shahini

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nga foltorja e Kuvendit theksoi se raste të tilla abuzimi janë zbuluar nga stafet e shkollës, të cilat i janë përcjellë organeve të drejtësisë.

“Nga janari i 2019-s, strukturat arsimore janë njohur me disa raste të denoncimeve. Janë 5 denoncime për ngacmim apo abuzim seksual me të mitur nga abuzues që fëmijët kanë takuar kontekstin e shkollës, si dhe mbi 11 raste të tjera të ngacmimit apo abuzimit të nxënësve tanë nga familjarë apo njerëz të tjerë që ka në komunitet.  Gjysma e rasteve janë zbuluar nga stafi i shkollës dhe denoncuar po nga ata në organet e drejtësisë.”

Lexo edhe :  Rama tallet me Berishën/ Më shumë nxorri Big Brother kandidat në lista sesa Primaret!

Ndërkohë Shahini pohoi se nevojitet hetim i thelluar i gjendjes së përgjithshme në shkolla, duke intervistuar nxënësit dhe komunitetin, për të ndërhyrë në parandalim të një rasti të tillë në të ardhmen, dhe për ta ndryshuar kulturën në shkollë, dhe shërbimin psikosocial për të gjithë nxënësit që mund të kenë përjetuar një abuzim të tillë. Gjithashtu, ajo u shpreh se MASR ka kërkuar që Urdhri i Psikologut të raportojë për trajnimet që ka zhvilluar për çështjet e ngacmimit dhe abuzimit seksual, me psikologët gjyqësorë dhe ata shkollorë.

Ministrja deklaroi se në bazë të masave të marra do të dyfishohen psikologët nëpër shkolla, e ndërsa në të njëjtën linjë me kryeministrin, Shahini tha se AMA duhet të marrë masa ndëshkimore ndaj mediave, dhe jo vetëm t’i këshillojë ajo.

“Do të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe të nisim një fushatë për të drejtat dhe tyre dhe se si mbrohen me ligj, nëse duam të parandalojmë abuzimin, duhet që secili nga ne të ndryshojë shoqërinë. Kemi kërkuar nga AMA që të marrë masa ndaj medias që kishte zbardhur dëshmitë e të miturës. AMA duhet të vendosë gjoba jo të bëjë deklarata. Arsyeja  pse nuk ka denoncime, është se do të përfundojnë detaje identifikuese në TV”, tha Shahini.

Më tej për sa i përket rastit në fjalë, ku abuzuesi ishte pikërisht roja i shkollës së viktimës, Shahini tha se rojat nëpër shkolla i zgjedh bashkia, siç ishte dhe rasti i abuzuesit Abaz Doga.

”U kemi dërguar bashkive kriteret që duhet të plotësojnë rojat dhe stafi sanitar që na i sjellin nëpër shkolla. Bashkitë duhet të kenë parasysh që stafi që punon në shkollë duhet të jetë me integritet”, tha Shahini./Fjala.al

Të fundit

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Berisha: Pensioni në Shqipëri, më pak sesa shuma që Gjermania jep për kafshët shtëpiake

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij, kryedemokrati...

Turistja britanike humbi jetën teksa zhytej, Gjykata kthen dosjen ndaj Saimir Kushovës

Gjykata e Sarandës ka kthyer për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, që...

Lajme të tjera

Web TV