Ermonela Jaho rrëfen emocionet për rolin e rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar (video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermonela Jaho sopranoja shqiptare ka rrëfyer emocionet gjatë performancës së rolit Sour Angelica të Puccini. Shfaqja u dha në një nga teatrot më të bukura të Mbretërisë së Bashkuar.

Jaho shprehet se është thirrur në momentin e fundit për të luajtur këtë rol dhe nuk e kishte kënduar kurrë më parë. Gjithashtu sopranoja shprehet se teksa ishte duke u larguar nga skena, nuk po e ndjente më dyshemenë nga emocionet dhe se i duhej të mbahej në mur në mënyrë që të dilte jashtë.

“Në momentin që po largohesha nga skena, nuk po e ndjeja më dyshemenë, më duhej të mbahesha diku që të mund të ecja.”

https://www.facebook.com/watch/?v=727784961298411

Ermonela Jaho është soprano shqiptare me famë botërore, lindur në Tiranë, në vitin 1974. Ajo u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj. Jaho ka fituar një sërë konkursesh ndërkombëtare: në 1997 Giacomo Puccini në Milano, në 1998 Spontini në Ankona, në 1999 Zandonai në Rovereto, në 2000 Çmimi i artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit./fjala.al

Të fundit

Kujdes ku dhe si parkoni makinën/ Policia me ‘dorë të hekurt’, e pësojnë 7 shoferë

Shtatë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë, pasi janë konstatuar duke parkuar në mënyrë të parregullt...

Kosova, 15 vite nga fitorja/ Gjykata Ndërkombëtare konfirmoi shpalljen e pavarsisë

15 vite me pare, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage, më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt...

9 muaj në burg, Meta sytë nga Strasburgu, kërkon lirinë jashtë vendit

Liria e Ilir Metës vijon të jetë në duart e drejtësisë shqiptare, por rikthimin e saj kryetari i Partisë së Lirisë e shpreson nga...

Një jetë mes sfidash/ Neritan Ceka: Me paratë e shtëpisë, babai bleu bibliotekën

Prof.Dr. Neritan Ceka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ u shpreh se babai i tij me paratë që kishte për të blerë shtëpinë, bleu bibliotekën...

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

Avokatët e Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar duke shprehur shqetësimin për faktin që mediat kanë nxjerrë lajmin e SPAK e komunikimit të akuzës ndaj kryebashkiakut...

Lajme të tjera

Web TV