Rama: Paketë ligjore për bizneset e vogla, do t’i heqim taksat deri në 2029

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për bizneset e vogla me xhiro nën 14 milionë lekë të rinj.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama bëri të ditur se qeveria është duke punuar për një paketë ligjore, që do të heqë tatimfitimin për të gjitha bizneset e vogla, që e kanë xhiron nën 14 milionë lekë të rinj.

Kreu i qeverisë tha se kjo nismë do të jetë pjesë e një plani më të madh që do të prezantohet më vonë në qershor, i cili do të titullohet “Shqipëria 2030”.

Me batutë, Rama tha se kjo periudhë 10- vjeçare mund të merret edhe si ambicia e tij për të qëndruar në pushtet dhe si referencë mori Kancelaren gjermane, e cila tashmë është futur në vitin 16 të pushtetit.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që mund të thuhet sot, shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël të çdo shqiptari që punon dhe krijon punë deri në 140 mln lekë të vjetër, do t’i heqim të gjitha taksat deri në vitin 2029.

Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit. Këta njerëz nuk do të kenë asnjë detyrim për të paguar asnjë lek deri në vitin 2029, asnjë tatimfitimi. Shumë shpejt do ta ndajmë nëse do ta heqim TVSH-në komplet, por më shumë po, edhe pse është diçka që duhet kalkuluar.

Ne do të heqim tatimfitimin deri në vitin 2029. Këtë do ta bëjmë tani dhe kjo do të jetë pjesa e planit ‘Shqipëria 2030’ dhe jemi në finalizim të analizës. Planin do ta paraqesim gjatë qershorit dhe mos më kërkoni sot datë”, tha Kryeministri Rama./B.L/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV