Lajm i mirë për biznesin e vogël, Ahmetaj: Zero tatim fitimi deri në 2029

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi sot se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030. Të gjitha bizneset e vogla, me xhiro nga zero deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin deri në vitin 2029. Një vendim i tillë që pritet të zyrtarizohet ligjërisht në këtë periudhë pandemie.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar zhvillimi, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim muaj pas muaj e vit pas viti.

Synimi i planit kombëtar është vazhdimi i transfromimit ekonomik të Shqipërisë dhe integrimit evropian të Shqipërisë. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që bëjnë ose punojnë në biznesin e vogël.

Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën e fundit për çlirimin nga taksat për te gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatim fitimi për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029. Zerimi i tatimit mund te shoqërohet me heqje te vlerës se tatimit te shtuar.

Zerimi i tatim fitimit mund të shoqërohet me heqjen e TVSH. Ne kemi angazhuar një sërë specialistësh në kuadrin e planit kombëtar 2030 për të pasur aty reflektim për çdo shqiptar që do të jetojë me punë të ndershme dhe për çdo shqiptar që do ti kthehet atdheut“, u shpreh Ahmetaj./l.m.Fjala.al

Të fundit

Rekord gjobash në vitin 2024, mbi 500 mijë shkelje rrugore në fokusin e Policisë

Shpesh ata janë cilësuar si “pilotët e rrugës” dhe në të njëjtën kohë janë kthyer në burim aksidentesh. Gjatë...

Pse nuk mund të bëni ende telefonata në aeroplan?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se ishin...

Pronat në bazën e Shëngjinit, gjykata “rrëzon” prokurorinë për çështjen

Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë në lidhje me pushimin e hetimeve dhe heqjen e sekuestrit preventiv për objektin që po ndërtohej...

Rreth 300 mijë banorë me prejardhje familjare bektashiane në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja Kryeministri Rama deklaroi sot, me rastin e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, se asaj do t’i jepet një status...

U shua në moshën 95-vjeçare, zbulohet kur do të vijë në Tiranë trupi i Janullatosit

Zbardhen detaje nga cerrmonia në nder të kryepeshkopit, Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë sot. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Greke njoftoi se trupi...

Lajme të tjera

Web TV