Përfundon takimin me Thaçin, Kurti: “Nuk mund të kthehemi mbrapa”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Kurti ka thënë se shpreson që të takohen sa më parë me LDK-në për t’i finalizuar takimet me një marrëveshje për koalicion.

“Unë besoj që qytetarët e Republikës tash i duan ministrat, e jo vetëm se cila parti çfarë mori e çfarë nuk mori. Besoj që do të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes së këtyre takimeve dhe ta finalizojmë me një marrëveshje për koalicion”, ka thënë Kurti.

Ai ka shprehur vullnetin e tij që të ecin përpara shpejt sepse nuk ka kohë për të humbur.

“Unë kam qenë iniciatorë i takimeve të shpeshta sepse nuk bëhet marrëveshja shpejt pa takime të shpeshta…Unë po e shprehi vullnetin tim që të ecim përpara shpejt sepse nuk kemi kohë për të humbur. Nëse zvarrisim formimin e qeverisë kjo nuk është mirë, megjithatë unë do të jem kryeministër i ardhshëm dhe kjo është kosto politike për mua ndërkaq zvarritja e konstituimit të Kuvendit është kosto për shtetin. Nuk mund të kthehemi mbrapsht para 26 dhjetorit e as para 6 tetorit, koha kalon…Kuvendi është konstituuar nuk kemi pas zvarritje kemi kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, dhe tash unë mendoj se duhet të bëjmë hapa para e jo prapa”, -ka thënë Kurti./Fjala.al

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV