Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Panajot Boga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së mjekut Panajot Boga, i cili u largua nga jeta ditën e sotme.

Meta shprehet se profesor Boga la pas një trashëgimi të vyer dhe model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Statusi i plotë

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.

Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve.

I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës!

/Fjala.al/k.b

Të fundit

Gjesti mori 15 mije euro në koncertin e parë?/ Menaxheri i VIP-ave zbulon detajet

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E...

“Varfëria në Shqipëri në rënie…”/ BB ul pritshmëritë për rritjen ekonomike të Ballkanit

Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Posta nuk ua ka dorëzuar zarfin mbi 52 mijë emigrantëve shqiptarë!

KQZ po vijon me procedurat e pritjes së votave të emigrantëve, por problematikat janë prezente. Të paktën 52112 votuesve, posta nuk ua ka dorëzuar...

Votoni me sy mbyllur PS-në vetëm për të mos kthyer Berishën në krye të vendit!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të Rajonit 4 në Vlorë. Bashkë me kandidatët për deputetë, Evis...

E pazakontë në Fier/ Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin, përfundojnë në polici

Pesë persona janë marrë nën akuzë dhe një është arrestuar për krimet e dhunës në familje, kanosjes, drogës dhe drejtimit të mjetit në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV