“Do rikuperojmë 870 shtëpi”, Veliaj i dorëzon çelësat e banesës së re familjes Allmuça në Baldushk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ka dhënë sot çelësat e banesës së re familjes së Xhemal Allmuçës, në Baldushk, pas dëmtimit që banesa e tyre kishte marrë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Veliaj, i dorëzoi nënë Bajames çelësat e shtëpisë së re, duke siguruar se edhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit do të rindërtohen shumë shpejt.

“Kam parë fotografitë e shtëpisë në shtator, pas tërmetit të parë. Por, dëgjova edhe historinë nga nënë Bajamja, sesi i kishte nxjerrë fëmijët, nipat e mbesat nga rrënojat e një shtëpie të ndërtuar me gurë e baltë, një ndërtim primitiv që nuk i bëri ballë as të parit, le më tërmetit të dytë. Jam shumë i lumtur që Xhemali dhe nënë Bajamja kanë sot një shtëpi të re, falë Rudinës dhe skuadrës së saj”, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë tha se tashmë do të fillojë rikuperimi i 870 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit.

“Do të transformohet e gjithë zona, duke shtuar edhe shtëpitë e reja që do të bëjmë për shkak të tërmetit të nëntorit. Do të rikuperojmë 870 shtëpi të dëmtuara”, tha ai.

Më tej ai shtoi se për projektin e rindërtimit të banesave monofamiljare janë kualifikuar 7 kompani, ndërkohë që më pas do të fillojë puna pa humbur kohë edhe për pallatet.

“Do nënshkruajmë kontratat me 7 kompanitë që janë kualifikuar dhe secilit do i japim nga një fshat; pra, një kompanie shtëpitë për Baldushkun, tjetrës Ndroqin, Pezën, njësitë e Tiranës, e kështu me radhë. Besoj se do t’i rikuperojmë në një kohë rekord, brenda këtij viti, të gjitha shtëpitë individuale në zonat rurale të Tiranës. Më pas do të marrim kohën për të vijuar me pallatet”, tha ai.

Lexo edhe :  Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s'je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Erion Veliaj tha se ka besim se nëse do të vijohet me këtë frymë bashkëpunimi, ditët më të mira janë përpara për Tiranën.

“Frymën që kemi ngjizur nga tërmetet dhe pandemia, kur u bëmë disi më solidarë, më të njerëzishëm me njëri-tjetrin, nuk dua ta humbasim; nuk dua të kthehemi tek historitë e vjetra ku i nxirrnim sytë njeri-tjetrit për çdo punë, por të ruajmë këtë frymë që na lidhi bashkë në momentet e fatkeqësisë. Nëse vazhdojmë me këtë mirësi e bashkëpunim, Tirana do shohë vetëm ditë të bardha”, theksoi ai.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave...

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV