Luan Rama: Qeveria ka lënë Kishën e Skënderbeut në mëshirë të fatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Luan Rama thotë se qeveria ka lënë Kishën e Skënderbeut në Kepin e Rodonit në mëshirë të fatit.

Në një postim në ‘Facebook”, Luan Rama shprehet se Kisha e Skënderbeut është lënë në një gjendje mizerabël, pa kujdesje shtetërore.

Postimi i Luan Ramës:

Vëzhgim:

NË KEPIN E RODONIT,

KISHA E SKËNDERBEUT NË MËSHIRË

TË ARKËS SË LËMOSHËS!…

Kepi i Rodonit, ky toponim që na vjen prej periudhës protoshqiptare dhe që lidhet me emrin e mbretit ilir Redon, që njësoj si Monuni, mbreti tjetër i Durrësit, prenë monedha me emrat e tyre sipasi modelit romak, është dëshmi qytetërimi me vijimësi nëpër epoka, por që fatalish, sot është lënë në mëshirën e arkës së lëmoshës.

Pa përkujdesje, pa administrim, pa asnjë gjurmë të vëmendjes shtetërore!

Dhe më konkretisht, fjalën e kam për kishën mesjetare të Shën Ndout, që njihet dhe si kisha e Skënderbeut, për kishën ku ka predikuar edhe Imzot Pal Engjëlli dhe ku gjendet edhe shqiponja e emblemës së kastriotëve.

Formalisht është monument kulture, por që nuk mbrohet nga askush!

Është ndërtuar kur nuk ishim shtet, ka rezistuar përgjatë shekujve përballë gjithëfarëlloj lakmish dhe rreziqesh.

Nuk e shembi as ateizmi komunist.

Madje edhe shteti që ishte kundër zotit, e mbrojti me status të veçantë si monument kulture.

Ndërsa sot, sot që jemi kinse shtet demokatik, sot që kemi edhe ministri për punët e kulturës, ky monumet historie dhe kulture qytetërimi, është lënë në mëshirën e arkës së lëmoshës!.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV