Një Tiranë e ‘tmerrshme’ dhe një Partizan i ‘humbur’, ja si u mbyll java e 28 e Superligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me plot 18 gola është mbyllur java e 28-ë e Kategorisë Superiore, ku kanë triumfuar bindshëm Tirana dhe Laçi.

Bardheblutë e kryeqytetit fituan ndaj ekipit të Luftëtarit me rezultatin e thellë 0-5 duke mbajtur të pacënueshëm kryesimin e kategorisë të elitës së futbollist shqiptar. Ndërsa gjirokastritet nga ana e tyre vijojnë zhytjen në rezultate duke humbur çdo javë e më shumë shanset për t’i shpëtuar rrëzimit.

Ndeshja Byli-Teuta nga ana tjetër është mbyllur me fitoren e ballshiotëve me shifrat minimale. Bylisi ka arritur që të shënojë në minutat shtesë  dhe ia ka dalë që t’i marrë Teutës 3 pikëshin në momentet e fundit. Bylisi ka kaluar kështu në vend të 6-të, ndërsa Teuta vijon të renditet e 5-ta.

Ndërsa Skënderbeu ka vijuar edhe këtë javë triumfin, duke fituar 1-0 ndaj Flamurtarit, që tashmë e ka prerë biletën për në Kategorinë e parë.  Ndërsa korçarët nga ana e tyre janë duke u rikthyer fuqishëm në garën drejt titullit.

Laçi nga ana tjetër ka marrë një fitore me 5 gola, ndërsa ka pësuar 2 nga Vllaznia. Laçianët aktualisht renditen të 4-t, ndërsa Vllaznia është ngritur me një pozicion duke u renditur të 7-t.

Ndeshja e fundit ajo midis Partizanit dhe Kukësit, ishte shkatërrues për kampionët aktual të Shqipërisë. Verilindorët kanë mundur që të fitojnë me rezultatin 1-3, duke mos iu ndarë Tiranës, ndërsa Partizani vijon të zhytet, duke rrezikuar madje edhe rrëzimin nga kategoria.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV