Trump kërcënon se do të bombardojë vendet kulturore të Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ri për Iranin mes tensionit në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit lidhur me vendimin e tij për të urdhëruar vrasjen e Qassem Suleimani javën e kaluar.

Me anë të një statusi në Twitter ai shprehet se Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore.

Duke folur para gazetarëve Trump deklaroi se është gati që të prekë sitet kulturore të tyre.

“Atyre u lejohet të përdorin bomba në rrugë dhe të hedhin në erë njerëzit tanë. Dhe nuk na lejohet të prekim sitin e tyre kulturor? Ajo nuk funksionon në atë mënyrë. ”, -u shpreh ai.

Unesco i ka kujtuar SHBA-ve se ka nënshkruar traktate që e detyrojnë atë të mos dëmtojë trashëgiminë kulturore në rast të konfliktit të armatosur

Ambasadori i Iranit në Mbretërinë e Bashkuar, Hamid Baeidinejad, ka dënuar kërcënimin e Trumpit për të shenjëstruar vendet kulturore të Iranit nëse Irani hakmerret kundër vrasjes së Suleimanit./Fjala.al

Të fundit

Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi...

Itali, koncerti i rusit të lidhur me Putinin anulohet pas protestave

Një koncert i planifikuar në Itali nga dirigjenti i njohur rus Valery Gergiev, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me presidentin Vladimir...

Dramë te Barcelona: Ter Stegen bllokon regjistrimin e blerjes së re?

Barcelona mund të detyrohet të shtyjë regjistrimin e Joan Garcias, pasi Marc-Andre Ter Stegen po shqyrton mundësinë e një operacioni për një dëmtim në...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Fulton u...

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Puna për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, që digjet prej tre ditësh, nuk ka qenë aspak e lehtë për tre zjarrfikës të...

Lajme të tjera

Web TV