Rikthehet Aida Shtino, ja çfarë ndodhi me emisionin ‘Njerëz të humbur’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aida Shtino , moderatorja që ka prezantuar emisionin ‘Njerëz të humbur’, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’.

Ajo ka treguar ditën kur i mbyllën emisionin dhe mënyrën se si e ka përjetuar atë moment. Moderatorja ka deklaruar se ka qenë një çast shumë i vështirë, pasi ka sakrifikuar me mish e me shpirt, që puna mos t’i hidhej poshtë.

“Fatkeqësisht ma mbyllën. Dhe ajo ka qenë dita ime më e mërzitur gjatë gjithë kohës të punës sime. Jam përpjekur shumë ta mbaja me mish e me shpirt, madje disa muaj e kam paguar vetë nga financat e mia personale stafin tim, sepse doja që ajo punë të vazhdonte dhe për këtë nuk jam penduar.

Atë ditë kur kam parë të më prishin studion dhe kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat, kam marrë makinën dhe kam shkuar diku vetëm dhe ka qenë një nga ato momente, ku jam ligështuar dhe mendoja se ku gabova? Pse? Si mundet të mbyllet gjithë ajo punë?

Gjithë ato struktura të ngritura në të gjithë botën në kërkim të atyre që mungonin, në kërkim të fëmijëve të zhdukur. Të gjitha i shkatërruan.

Në fakt janë shumë “pse” që unë edhe sot nuk u jap dot përgjigje. Për mua, ai nuk ishte vetëm një emision televiziv, por ishte një mision ku ne, një grup gazetaresh po bënim diçka që nuk po e bënte as policia. Ju jeni dëshmitarë vetë të rasteve që ne kemi gjetur”, është shprehur Aida Shtino./Fjala.al/k.l

Të fundit

Vrau me thikë vajzën e tij dhe të dashurin e gruas, prokuroria: Dënim të përjetshëm!

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënim të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj i akuzuar për vrasjen...

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Prej afro 1 viti në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali ditor i cili iu mundëson terapi pa qenë nevoja e shtrimit, pacientëve me...

A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore?

Dy javë pasi ish-aleatët, në një botë gjithnjë e më e ndarë, përkujtuan veçmas 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë,...

Përplasja SHBA-Kinë, Emmanuel Macron: Rreziku më i madh për botën

Presidenti francez Emmanuel Macron tha ditën e sotme se përçarja midis dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është rreziku kryesor me të cilin...

Liverpool zyrtarizon transferimin e parë, Frimpong firmos për 5 sezone me Reds

Liverpool ka konfirmuar një marrëveshje për të nënshkruar me Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. Kampionët e Premier League kanë vendosur të paguajnë klauzolën e...

Lajme të tjera

Web TV