Hapja e negociatave/ Cakaj merr mbështetjen e Spanjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologen e Spanjës, Arancha González Laya, me të cilën ka prekur disa tema, përfshirë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Cakaj thotë se Spanja mbështet hapjen e bisedimeve për Shqipërinë, ndërkohë që së shpejti do të mbyllen një varg marrëveshjes midis dy shteteve.

Reagimi i plotë

Sot zhvillova edhe një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, znj. Arancha González Laya!

Biseduam gjerësisht për masat e marra në luftën kundër COVID-19 dhe për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

Po ashtu, folëm edhe për rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Falënderues për mbështetjen e Spanjës për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE!

U pajtuam që të shterojmë bisedat e nevojshme teknike, për të mbyllur një varg marrëveshjesh në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh!

Të fundit

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe...

“Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton...

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë/ Numër i lartë prenotimesh edhe gjatë vjeshtës

Turistët e huaj po vazhdojnë të shfaqin interes për të vizituar Shqipërinë edhe përtej sezonit veror. “Vjeshta dhe pranvera janë dy periudhat kur funksionon më...

Portugali/ Trami del nga shinat, 3 të vdekur në Lisbonë

Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas. Aksidenti ka...

Macron i padëshiruar në Tel Aviv, Netanyahu e refuzon

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer Habib, një ish-deputet francez me...

Lajme të tjera

Web TV