Rritja e madhe e rasteve te reja të konfirmuara me koronavirus në 24 orët e fundit është shoqëruar me një shtim të personave që janë shtruar në spitalin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë bëri sot me dije se ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar”.
Sipas Silva Binos, “të gjitha këto tregojnë që Covid-19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”.
Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid-19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.
Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 204; Shkodër 29; Krujë 24; Kamëz 19; Durrës 10; Mat 9; Lushnje 4; Tropojë 2; Korçë 1; Librazhd 1; Mallakastër 1 dhe Lezhë 1.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste./b.b/fjala.al