Zhupa: Vëllai i ministres Manastirliu merr monopolin e lojërave të fatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar atë se çfarë do të ndodhë me lojërat e e fatit në vendin tonë.

Duke e faktuar dhe me dokumenta, Zhupa deklaron se qeveria i ka dhënë me monopol për 10 vjet, në të gjitha hotelet e licencuara me 5 yje, kompanisë “ADRIA ENTERTAINMENT” sh.a (ish APEX-AL), ku një prej aksionerëve është dhe kompania “VLT Albania” sh.a., me administrator Alban Manastirliu, i cili është vëllai i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut.

Sipas saj, mbyllja e lojërave të fatit për t’i rihapur si monopol me lidhjet nepotike edhe me lidhjet klienteliste duket se ka qenë i vetmi qëllim i kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë në Facebook:

Monopoli për lojërat e fatit, në të gjitha hotelet e liçensuara me 5 yje, i jepet nga Rama për 10 vjet ish kompanisë APEX- AL me emër të ndryshuar edhe vëllait të Ministres së tij të Shëndetësisë Manastirliu, Alban Manastirliu!

Me 19 maj 2020, Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të fatit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Finacave ka liçencuar të vetmen kompani në treg “ADRIA ENTERTAINMENT” sh.a (ish APEX-AL) që të ushtrojë veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në të gjitha ambjentet hoteliere të vleresuar me 5 yje.

Kompania “ADRIA ENTERTAINMENT” sh.a aktualisht zotërohet nga aksionerët: APEX Holding GmbH , GREEN LINE HOLDING , APEX Enterprise GmbH , WSI dhe “VLT Albania” sh.a (bashkim kompanie).

Pikërisht “VLT Albania” sh.a është kompani shqiptare me administrator z. Alban Manastirliu (vëllai i Ministres së shëndetësisë, bashkëpunëtores ndër vite të Edi Rames, Ogerta Manastirliu ) që ka në veprimtarinë e saj kryesore lojrat e fatit me “Adria Entertainment” sh.a.

Mbyllja e lojërave të fatit për t`i rihapur si monopol me lidhjet nepotike edhe me lidhjet klienteliste duket se ka qenë i vetmi qëllim i Ramës dhe i gjithë propagandës së tij kundra bixhozit.

Lexo edhe :  Liqenet vullkanike të malit Nemrut tërheqin entuziastët e natyrës me peizazhe mahnitëse

/E.B./Fjala.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/3918389394899104?__xts__[0]=68.ARBfbB0ImWTJGodESKwV06J75nICP1W5alNo_zkeA_VFLAYgvJilm2JbwCzOokcdTwgBlmI0UeVip8z13hnmzaY_3Qdk_N5CXzCLx2t2UdtqMA7hXTH41FkrseCNabe9auDdLkXut4j0_1wVGBDn6veXFDuCaVK4dCy69m7yYn1RyBq–1oDIKz3O_fwVt_KvlWlTJLVEmEibY7fic3rmqVM7nnZ2kMCsftNzuA1PHWx3jT7Ad2opmQUOcPB342WG5S3CdxFQyJOTV_huQ_wkL5xuweO085j5YpiYFBUeY9bxPmHxja-W2N9j3Wz6VBR8JOMvRxRrs1VUWhbqI8-9RhFykXh&__tn__=-R

Të fundit

“The Guardian”: Sulmi i Donald Trump ndaj Iranit, akt i paligjshëm dhe i pamatur

Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi luftën me urdhër të Izraelit. Ai mund të imagjinojë se ka arritur një fitore...

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia...

A ka fuqi Irani, të hakmerret ndaj SHBA?

Nga Frank Gardner, BBC Me fjalë, Irani është përgjigjur ashpër ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre prej objekteve të saj bërthamore duke premtuar për...

Sulmet Iran-Izrael, evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli. Ministri bën me dije se evakuimi i dy...

Arabët kërkojnë Berat Gjimshitin, ofrojnë miliona euro për shqiptarin

Disa lojtarë të përfaqësueses tonë po shqyrtojnë ofertat e ardhura në treg, me shpresën se sezonin e ri do të paguhen më mirë, por...

Lajme të tjera

Web TV