Basha: KM-ja mburret se merr borxh të ri, po iu shton shqiptarëve një barrë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Edi Rama i cili bëri me dije se vendi ynë është vlerësuar pozitivisht nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë.

Në një reagim në “Twitter”, Basha shkruan se kreu i qeverisë mburret se merr borxh të ri dhe shton se tashmë qeveria po iu vendos qytetarëve një barrë të re pas detyrimeve të prapambetura dhe koncensioneve abuzive.

“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”, shkruan Basha.

650 milionë euro është vlera që vendi ynë ka kërkuar në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit. Nga kjo vlerë 250 milionë euro do të shkojë për të financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, që ishte në vlerën e 450 milionë euro me normë interesi 5.75% dhe që i mbaron afati i shlyerjes në 12 nëntor 2020./E.B./Fjala.al

Të fundit

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin....

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

Lajme të tjera

Web TV