Marrëveshja për zgjedhoren/Kryemadhi: Nuk është arritur ndonjë gjë e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata politike nuk është ç’tensionuar me marrëveshjen për kodin e ri zgjedhor. Kështu deklaron kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me marrëveshjen e firmosur pak ditë më parë nga të gjitha palët e Këshillit Politik.

Në një intervistë për “Rea Story”, Kryemadhi tha se e vetmja gjë pozitive që u arrit është se kryeministri Edi Rama doli zbuluar që donte të kapte komisionet zgjedhore si dhe kjo është një dritë jeshile për BE.

“E para nuk është se është arritur ndonjë gjë e madhe, që është bërë zbulimi i shekullit. Çështja e Reformës Zgjedhore është një nga kushtet  e BE për negociatat. Në këto kushte është dhe opozita pjesë e dakordësisë, për miratimin e Reformës me konsensusin e gjithë palëve.

Ne mundohemi të themi është ndonjë gjë, është vetëm një draft i administrimit zgjedhor, që nuk është një arritje e madhe, nuk është arritje për opozitën. Sepse nuk është fitore, duhej bërë me kohë. Identifikimi biometrik pastaj ka të bëjë me shenjat e gishtave, vendosjen e tyre si në pikat kufitare. Pra shmang mbushjen e kutive në komuna që nuk jeton njeri. S’mund të them votën familjare, pasi kur kryefamiljari detyron familjen nuk ke çfarë i bën. Por në Orenj të Librazhdit për shembull ku janë 3500 zgjedhës dhe nuk jeton njeri, madje edhe dhelprat me ujqërit nuk janë. Apo si rasti i Krujës me 600 emigrantë. Pra s’mund të lejosh komisionerët të mbyllin dyert dhe të mbushin kufijtë.

Nuk ç’tensionohet situata me një draft, por me xhepat e shqiptarëve duke u dhënë atë që u takon. Pozitivja është se doli Rama zbuluar me kapjen e komisioneve dhe administratën zgjedhore, dhe më pas u tërhoq duke pranuar komisionet e vjetra, dhe kjo dakordësi u dha dhe nga BE.

Për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të ardhshme do të jenë këto komisione. Humbja e popullaritetit të Rilindjes është e madhe. Mendoj që do ishte një pozitive, pasi krijon një dritë jeshile për BE që në njëfarë mënyrë kur ka një logjikë dhe ulet bashkëbisedim shumë të fort, shumë me nota të ashpra teknikalitetesh.”– tha Kryemadhi./E.B./Fjala.al

Të fundit

Surpriza në Kuvend/ Doli në foltore me fustan në dorë, Sula sqaroi gjestin e tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkaktuar debat të fortë në Parlament gjatë seancës së fundit, pasi ai...

Zgjedhjet e 11 majit, PD depoziton kërkesën në KQZ për t’u regjistruar

Partia Demokratike ka depozituar kërkesën në KQZ për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. Po ashtu kërkesën për regjistrim e kanë depozituar edhe Partia...

E ngatërroi me Çerçiz Topullin, reagimi i Gjestit bën xhiron e rrjetit: Jezu Krishti…

Së fundmi banorët e “BBVA4” u surprizuan me disa dhurata. Për rrjedhojë ata janë shfaqur të gëzueshëm në lidhje me këto surpriza. Por momenti që po...

LaCivita: Do e çojmë PD drejt fitores

Angazhimi i bashkëmenaxherit të fushatës elektorale të Presidentit Trump, Chris LaCivita në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të New York Times. Ata raportojnë se strategu i...

Regjistrimi i pronave/ Nis saktësimi i të dhënave

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do nisë korrigjimin e pasaktësive të shumta që përmbajnë regjistrat e të dhënave, me qëllim saktësimin e të dhënave të...

Lajme të tjera

Web TV