Reforma Zgjedhore/Murrizi: Nuk do ta votojmë nëse nuk plotësohen kushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës shprehen të vendosur se nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të këshillit politik pa listat e hapura.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin që nisin në orën 09:00, deputetët Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku deklaruan hapur votën kundër të 31 deputetëve që ata përfaqësojnë ndërsa shtojnë se do të bojkotojnë dhe komisionet parlamentare nëse nuk arrihet një marrëveshje për kërkesat e tyre.

Takimi në kryesinë e Kuvendit u mbyll 11: 48 minuta. Ata kërkojnë takim dhe me kryeministrin Edi Rama.

“Askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk tallet me sovranitetin e votës tonë dhe mandatin e deputetit që ne kemi marrë. Po presim Ramën në respekt që ai të na kthejë përgjigje.

Ne nuk mund të rrinim për të vazhduar normalitetin, aq më tepër kur prioritet i parlamentit është reforma zgjedhore dhe jo arnimet për të lënë në fuqi marrëveshjen e 2008. Problemi kryesor i Parlamentit është reforma zgjedhore. Nuk është tagri im që të merrmë me sharlatanë që kërkojnë çdo post sa herë i jepet mundësia.

Grupi Parlamentar që përfaqësoj nuk do ta votojë reformën nëse nuk sigurohen listat e hapurave, administratë zgjedhore jo politike dhe vota e emigrantëve. Produkti i Këshillit Politik nuk ishte ai që prisnim“, tha Murrizi.

Ky takim vjen pas kërkesës që opozita i bëri Ruçit dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore.

Në kërkesë-shkresën e takimit theksohet se një marrëveshje e tillë është në kundërshtim me legjitimitetin e Kuvendit, pasi i imponohet vendimmarrje këtij institucioni.

Opozita parlamentare kërkon që në Kuvend të diskutohet për kalimin nga listat e mbyllura në të hapura./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sara Gjordeni rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të...

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të...

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Lajme të tjera

Web TV