Rama i kundërpërgjigjet Tabakut: Përmbahu! Shoqëria ka nevojë për t’u pastruar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku pas akuzave të kësaj të fundit për të se kur është në vështirësi gënjen shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që iu tregon shqiptarëve të vërtetën dhe e quajti një gënjeshtar të paskrupullt.

Kreu i qeverisë i bën thirrje për vetëpërmbajtje, pasi sipas tij gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie. Rama i thekson edhe një herë opozitës se marrja e 650 milionë eurove në formë eurobondi ishte një sukses i qeverisë.

“Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës… Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni.” shkruan Rama./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Tre vjet nga pushtimi rus, liderët e BE vizitë në Kiev: Ukraina është Evropë

Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë këtë të hënë një vizitë në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe...

Si ndryshon trupi i njeriut në hapësirë?

Trupi i njeriut evoluoi gjatë miliona viteve për të funksionuar në mënyrë optimale në mjedisin e Tokës, i cili përfshin gravitetin e tij, përbërjen...

DW: Krijimi i qeverisë së re në Gjermani, mision i vështirë

Friedrich Merz dëshiron ta formojë qeverinë e re gjermane sa më shpejt. Olaf Scholz nuk do të jetë pjesë e saj, kurse Christian Lindner...

Pronari dhe kamerat e sigurisë tradhtojnë ‘skifterët’ e maskuar shqiptarë

Të maskuar dy autorët hynë në banesë, por u pikasën nga i zoti i shtëpisë dhe tentuan arratisjen nëpër lagje. Sulmuan karabinierët me tulla...

Tre vite nga pushtimi rus/ Zelensky i përgjigjet Trump: Jam gati të lë postin nëse …

Në trevjetorin e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar “heroizmin absolut” të ukrainasve. Presidenti i Ukrainës ka thënë gjithashtu se do të heqë dorë nga...

Lajme të tjera

Web TV