Gjendet thesari i shumëkërkuar me vlerë 1 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një thesar plot me ar, me bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë me vlerën më shumë se 1 milion dollar, thuhet se është gjetur në malet Rocky.

Koleksionisti i antikitetit Forrest Fenn thotë se ai fshehu thesarin më shumë se një dekadë më parë, duke krijuar një gjueti thesari për njerëzit që ta gjejnë atë.

Mijëra njerëz e kërkuan atë, shumë u larguan nga punët e tyre dhe shfrytëzuan kursimet e tyre. Katër njerëz vdiqën. Tani, Fenn ka deklaruar se një burrë më në fund e ka gjetur atë.

“Është nën një tendë yjesh në bimësinë e harlisur, pyjore të maleve Rocky dhe nuk kishte lëvizur nga vendi ku e fsheh më shumë se 10 vjet më parë,” tha Fenn, një milioner 89-vjeçar nga New Mexico, në një deklaratë.

Ai shtoi se nuk e njihte njeriun që e gjeti, por që një poezi me 24 rreshta në autobiografinë e tij të vitit 2010, ‘Thrill of Chase’ e kishte çuar njeriun në vendin e saktë.

Fenn gjithashtu i tha gazetës së tij lokale, Santa Fe New Mexico, se burri nuk donte që emri i tij të lëshohej, por e kishte konfirmuar gjetjen duke dërguar një fotografi.

Re.Gu/fjala.al

Të fundit

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Lajme të tjera

Web TV