Deri në hapësirë për një lojë shahu që mbyllet…remi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kufijtë njerëzorë nuk kanë kufij dhe, rrjedhimisht, sporti mund të luhet edhe në hapësirën kozmike. Kanë qenë pikërisht dy kozmonautë rusë, të vendosur në një stacion ndërkombëtar hapësinor, që kanë luajtur nëpërmjet Internetit me Mjeshtrin e madh ndërkombëtar të shahut, Sergej Karjakin.

Pas 25 minutash lojë, ndeshja është mbyllur në barazim. Dy kozmonautët rusë, që gjenden në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) kanë luajtur një lojë shahu, të transmetuar drejtpërdrejt në Tokë, ku përballë kishin një mjeshtër të madh shahu si rusi Karjakin.

Të pajisur me një fushë shahu, në formë tableti, dhe kushtet e gravitetit zero, Anatoli Ivanishin dhe Ivan Vagner, nëpërmjet platformës komunikuese sociale “Skype”, luajtën  kundër mjeshtrit të madh ndërkombëtar, i cili ndodhej në Muzeun Hapësinor në Moskë. Loja përfundoi pas 25 minutash në barazim. Ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt në kanalet televizive ruse dhe është ndjekur nga mijëra pasionant të lojës së shahut.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV