Policia arreston të aksidentuarin që iku nga vendngjarja me karroatrec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 49-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi u përfshi në një aksident, duke u përplasur me një shtyllë, e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se bëhet fjalë për Viktor Hoxhën.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit nacional Uznovë-Poliçan dhe pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje, policia arriti të zbulojë targat e automjetit luksoz që u lëviz me karroatrec nga vendi i aksidentit.

Automjeti tip BMV seria 7, me targa AA 991 IU dhe ishte në pronësi të shtetasit Robert Pushi, banues në fshatin Dyshnik, por në momentin e aksidentit në timon ishte Viktor Hoxha. Ky i fundit Hoxha është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e aksidentit dhe arsyet e largimit të tij dhe të mjetit nga vendngjarja.

49-vjeçari Viktor Hoxha u përplas mbrëmë me një shtyllë betoni të ndriçimin rrugor në aksin nacional Uznovë-Poliçan. Menjëherë pas përplasjes ai doli nga makina zvarrë, hoqi targat e mjetit dhe u largua me një automjet tjetër, ndërkohë që 20 minuta më vonë në vendin e aksidentit mbërriti një karroatrec që lëvizi makinën BMV nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve në vendngjarje, Hoxha ka qenë me shpejtësi dhe në kthesë ka humbur kontrollin për shkak edhe të lagështirës në rrugë dhe është përplasur me shtyllën. Fjala.al/

Të fundit

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi i automjetit më të mirë...

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia...

“Të dorëhiqet Blushi që të hyjë në Kuvend Meta!”/ Presidenti i PL reagon nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Lajme të tjera

Web TV