Balla: Menaxhimi i zgjedhjeve nga komisionerë politikë është qasje staliniste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Balla analizoi edhe marrëveshjen  e arritur mes forcave politike për zgjedhjet. Edhe pse e përshëndet atë, në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në grupin mediatik “FJALA”,  Balla tha se vazhdimi i menaxhimit të zgjedhjeve nga komisionerët politikë është  një qasje staliniste.

 -Reforma zgjedhore është kryefjala e ditës në politikën shqiptare. A kemi bërë një marrëveshje për të arritur ato që politika shqiptare në këto 30 vjet, pra palët ta besojnë njëra-tjetrën dhe ne të kemi zgjedhje të lira nga ata që i certifikojnë zgjedhjet?

-Heqja dorë, insistimi i PD për të mos ruajtur sistemin aktual të administrimit të zgjedhjeve, ku ende partitë politike do kenë përgjegjësinë për administrimin e zgjedhjeve, në nivelin e parë dhe të dytë, në nivelin e KQV-ve dhe KZAZ-ve, është një prej sëmundjeve më të vjetra në Shqipëri. Nëse do pyeteshim se kush ka qenë arsyeja pse zgjedhjet në Shqipëri deri diku kanë pasur problematika, lidhet me pjesën e administrimit dhe me një qasje që unë nuk hezitoj asnjëherë ta them, staliniste, ku partitë votohen dhe partitë numërojnë apo administrojnë procesin. /Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=g2JPj_M2_1k

Të fundit

Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje...

Spiropali, mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në...

PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy, e cila drejtohet nga persona...

“Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama. Në...

Deklarimi i pasurisë nga politikanët/ Kush u pasurua e kush jo?

Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të...

Lajme të tjera

Web TV