Fly Ernest braktis 200 pasagjerë në Rinas, askush nuk u jep shpjegim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Saga e talljes me shqiptarët që udhëtojnë me avionë vazhdon. Tashmë kryefjalë është kompania Fly Ernest e cila prej tri ditësh nuk jep asnjë shpjegim ndërsa njerëzit presin në Rinas dhe në një sërë aeroportesh italiane. Në fundin e dhjetorit të vitit 2019 kompanisë iu pezullua licenca pikërisht për faktin se ishin me dhjetëra denoncime qytetarësh për vonesa oraresh.

Edhe pse kompania asnjëherë nuk dha shpjegime publikisht në lidhje me çfarë i ka ndodhur me autoritetet që mbikëqyrin tregun e fluturimeve, problemet me vonesat kanë qenë prezent edhe ditën e fundit të udhëtimit të saktë me këtë kompani. Ishte data 3 janar, dita e fundit kur një sërë avionësh të kësaj kompanie u ngritën nga aeroportet italiane drejt Tiranës.

Po në thuajse çdo fluturim kompania e përfolur dublohej nga një tjetër orar lëvizjeje drejt vendit tonë. Konkretisht nga Bolonja drejt Tiranës në të njëjtin orar u bë e mundur të nisej edhe një tjetër linjë fluturimi duke e detyruar këtë kompani të vonohej në veprime vetëm që të shmangte përplasjen në orare.

Por ndërsa kompanitë dhe shtetet përkatëse luajnë me pasagjerët shqiptarë, duke mos iu përgjigjur për asnjë vonesë dhe dëm që iu shkaktohet, Fly Ernest gjendet ende në telashe me klientët e vet.

Një qytetar ka denoncuar edhe para pak çastesh në televizionin Ora News për vonesat dhe faktin që nuk iu jep askush asnjë shpjegim për anulimin e fluturimeve. Ai ka thënë se janë mbi 200 pasagjerë që presin për të udhëtuar nga Tirana për në Bolonja, por thotë se kanë marrë informacion se udhëtimi është anuluar.

Sipas tij, udhëtarëve nuk i është dhënë asnjë informacion dhe se në zyrat e agjencisë nuk ka asnjë punonjës. Enti Kombëtar Civil Italian njoftoi pezullimin e aktivitetit të kompanisë ajrore “Fly Ernest” duke filluar nga data 13 janar.

Lexo edhe :  Berisha krahasohet me Bashën/ Unë s'jam si ai, luftonte vetëm për karrigen e vet!

ENAC i kërkon kompanisë të kompensojë udhëtarët e saj dhe nuk e lejon të lëshojë bileta të tjera. Masa e marrë mund të revokohet vetëm nëse kompania “Fly Ernest” siguron elementët e garancisë. ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë “Fly Ernest” për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve.

“Fly Ernest” ndodhet në listën e zezë të ENAC vetëm që prej 29 dhjetorit të vitit që sapo lamë pas, ndonëse ka patur me qindra ankesa e padi për probleme dhe dëme që iu ka shkaktuar udhëtarëve edhe më parë.

Të fundit

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV