Taulant Balla: Brenda mandatit të tretë do marrim datën për anëtarësim në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant  Balla bën një premtim të rëndësishëm për të gjithë opinionin publik. Ai zgjodhi emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në Grupin Mediatik “FJALA” për të deklaruar se  benda mandatit  të tretë synohet që  Shqipëria të marrë një datë për anëtarësim në BE.

-Ju uroj të gjithë socialistëve dhe progresistëve shqiptarë këtë moment të rëndëishëm të maturimit të mëtejshëm të forcës më të madhe politike jo vetëm në Shqipëri por në mbarë trojet shqiptare, dhe që e gjen PS në një etapë të rëndëishme teksa përgatitemi për 9 majin e vitit 2021 ku presim të rikonfirmohemi në përgjegjësinë e rëndësishme historike ,mandati i tretë në të cilin ne do kemi përmbyllur dhe unë besoj do kemi dhe datën një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pra do kemi përmbyllur bisedimet për anëtarësim, dhe përgjatë atij mandati.

-Brenda mandatit të tretë nëse ju e fitoni, Shqipëria do bëhet anëtare e BE?

-Më falni, ju thashë do kemi marrë një datë, do kemi përmbyllur negociatat për anëtarësi, dhe kur mbyllen bisedimet Këshilli dhe vendet anëtare përcaktojnë një datë të mundshme por ajo që po ju them, me ekipin e krijuar të negociatorëve të kryesuara nga një diplomat me shumë eksperiencë si Zef Mazi ne do kemi mundësi që në një kohë rekord krahasuar me eksperiencat e vendeve të tjera, duke qenë se në dy prej kapitujve më të rëndëishëm, kapitulli 23-24 që hapen të p[arët dhe mbyllen te fundit ne kemi bërë hapa historikë, por ajo që unë kam bindjen është që familja e progresistëve dhe socialistëve shqiptarë në vitin e 29 të historisë së tyre, i gjen me përgjegjësi të mëdha por edhe me angazhimin e të gjithëve për të vijuar në këtë drejtim. /Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Berisha premton nga Kuçova: Ballkani i Hapur do griset ditën e parë

https://youtu.be/GTYsBTANWm0

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV