Virusi kërcënues i gripit, ministrja: Mos shkoni në spital po në qendra!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, siguroi shërbimi 24 orë për rastet e gjendjeve gripale. Lajmi është bërë i ditur nga vetë dikasteri i Shëndetësisë ndërsa mësohet se ky shërbim do të ofrohet në tre qendra shëndetësore në Tiranë.

Kjo mendohet se bëhet për të shmangur fluksin në spital për urgjencat pediatrike që mund të trajtohen në qendrat shëndetësore, në kushte të mira dhe me profesionistë pediatër të kualifikuar.

Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, e cila është një prej qendrave që është kthyer në qendër 24 orëshe për të përballuar fluksin e pacientëve në sezonin e dimrit.  “Virusi i gripit, sipas sistemit të survejancës ka një intensitet mesatar, me tendencë rritje, ndaj ne i jemi përgjigjur kësaj situate me garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh në 7 ditë të javës në qendrat shëndetësore të Tiranës, ku edhe fluksi është më i lartë.

Janë 3 qendra shëndetësore, ajo nr. 10 që do të mbulojë zonën e ish-Oxhakut, qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut,  qendra nr. 7 në Laprakë, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor për fëmijët në moshën pediatrike edhe gjatë natës”, u shpreh Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën nr. 10 në Tiranë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bëri një apel prindërve të përdorin qendrat shëndetësore për fëmijët e tyre, pa patur nevojë të drejtohen në QSUT.  “Të gjitha shërbimet përkatëse që sot merren në QSUT apo deri dje janë marrë në QSUT do të vijojnë të merren në këto qendra shëndetësore. Mjekët janë të kualifikuar, kemi marrë masa për furnizimin me barna dhe material mjekësore”, tha Manastirliu

Në Shqipëri, sikundër në të gjithë vendet europiane po qarkullon virusi i tipit A, nëntipi A/H1. Sipas specialistëve qarkullimi i virusit është me intensitet mesatar dhe me tendencë rritje, ku pretendohet se është një situatë e zakonshme dhe e pritshme për stinën. Janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratore që kohëve të fundit, ndërsa pritet që kjo shifër edhe të rritet. Fjala.al/

Të fundit

“Toskana të vijë këtu”, arkitekti Winy Mass tregon çfarë vjen pas kullës me Skënderbeun

Arkitekti i njohur Winy Mass flet për modernizimin urbanistik të Tiranës, në Festivalin “Bread & Heart” Festival. “Organizoni samite dhe...

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Dashuria për kafshët dhe sidomos për qentë është një instinkt që shumë njerëz e ndajnë mes tyre. Kush mund t’i rezistojë magjisë së një...

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një njoftim për mediet, Policia e...

“Papamobile”, historia e automobilit Citroën Lictoria Sex e vitit 1930

“Papamobili” - që është automjeti i veçantë i përdorur nga Papa për t’u lëvizur në mënyrë të sigurt gjatë paraqitjeve publike - i parë...

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më...

Lajme të tjera

Web TV