Covid19/Konfirmohen pesë të infektuar të tjerë në Vlorë, nënë e bijë në Belsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditët e fundit shënuan shifrat më të larta të infektimeve me koronavirus, qysh nga nisja e pandemisë.

Këtë të enjte u shënua numri më i madh i rasteve të reja, plot 44, por duket se trendi i lartë do të vijojë edhe ditën e sotme.

Në qytetin e Vlorës i cili ka qenë me raste shumë të rralla qysh nga nisja e emergjencës, janë konfirmuar në orët e fundit pesë raste të reja infektimesh.

Katër janë kontakte familjare të rastit të konfirmuar ditën e djeshme, ndërsa njëri prej tyre është rast i ri.

Kujtojmë se rasti i djeshëm në Vlorë është ai i një bojaxhiu. I infektuari kishte punuar ditëve të fundit si bojaxhi në Himarë, ku dyshohet se ka pasur kontakte me një person nga Tirana.

Ndërkohë në zonën e infektimit me Covid-19 në vend përfshihet edhe Belshi. Dy raste të reja me Covid-19 në qarkun e Elbasanit, duke shënuar për herë të parë raste në Belsh.

Mësohet se të infektuarat janë nënë dhe bijë dhe janë kontakte të Tiranës. Në total në rang qarku janë infektuar 24 individë, ndërkohë aktivë janë vetëm 4, 1 në Librazhd, 1 në Elbasan dhe 2 në Belsh./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”,...

Incidenti me Gjestin, G Bani pëjashtohet nga gara! Anulohet televotimi

Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë...

Veterani i luftës shkon të votojë i veshur me uniformën e UÇK-së

Të drejtën për të votuar e ka ushtruar sot edhe një nga veteranët e UÇK-së, Muhamet Kuka. Ai në qendrën e votimit ka shkuar i...

Zgjedhjet Parlamentare më 11 maj,KQZ:Regjistrimi i emigrantëve vetëm online,jo në terren

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, teksa ka folur për votën e diasprës, ka deklaruar se regjistrimi i emigrantëve vetëm online, jo në terren Kreu i...

Begaj vizitë dyditore në Mal të Zi, pritet nga homologu Milatovic

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dyditore (9-10 shkurt) në Malin e Zi. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë...

Lajme të tjera

Web TV