Atentati tek Komuna e Parisit/ Dyshohen vrasës me pagesë, pista ku po hetohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, mbrëmjen e kaluar te “Komuna e Parisit”.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se policia ka dyshime që vrasja është kryer me pagesë, ndërsa pista ku janë përqendruar hetimet e grupit hetimor është ajo e hakmarrjes për vrasjen e ndodhur 16 vite më parë në Angli.

Sipas grupit hetimor vrasja ka qenë e mirëorganizuar, ku autorët kanë survejuar të gjitha lëvizjet e viktimës, ku rreth orës 22:10 autorët kanë qëlluar me M5 me seleciator viktimën.

Mjeti që u gjet i djegur është i vjedhur në Kukës, dhe kjo ka shtyrë hetuesit të besojnë se vrasja është bërë për hakmarrje, pasi në 2006, Hekuran Billa ka ekzekutuar në Angli bashkëqytetarin e tij Pjetër Marku dhe plagosi dy persona të tjerë.

Ngjarja në atë kohë ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe konflikteve për territor të rrjetit të  prostitucionit. Për këtë ngjarje u dënua në Angli me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, mësohet se arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator.

Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Po ashtu, edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet “Renaul”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV