“Ka qenë i dënuar”, PD letër KQZ-së dhe ambasadorëve të BE dhe SHBA: T’i hiqet mandati Agron Malajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike u ka dërguar letër KQZ-së dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Sorecas dhe SHBA-së, Yuri Kim, në Tiranë, ku u kërkon heqjen e mandatit të kreut të Bashkisë së Matit.

Në këtë letër PD reagon për çështjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, tri ditë pasi Prokuroria mbylli hetimet, prej ku doli në përfundimin se ai ka qenë i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën.

Në bazë të këtij vendimi PD i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mblidhet dhe t’i heqë mandatin kryebashkiakut Malaj, pasi sipas kësaj force politike, është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Kjo letër mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i është drejtuar edhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV