“Çdo njeri ka një aromë unike, për të cilën ne besojmë se lidhet me sistemin imunitar dhe ndikohet nga vendi ku jetojmë dhe nga çfarë hamë. Kjo do të thotë se zgjedhja e një parfumi nuk varet vetëm nga notat e parfumit, por edhe nga mënyra si do të bashkëveprojnë këto të fundit me erën natyrale të trupit.” Kështu është shprehur Lisa Hipgrave, përfaqësuese e Shoqatave ndërkombëtare të aromave.
Sipas kësaj teorie, besohet se asnjë parfum nuk mund t’iu qëndroje dy personave në të njëjtën formë.
Për lëkurat e yndyrshme këshillohet që të përdoren parfume me nota frutore pasi me kalimin e orëve, këto aroma qëndrojnë më gjatë. Duhet të merrni parfume me limon, portokall, dëllinjë, bergamot, mysh, mente dhe vanilje.
Për lëkurat e thata këshillohet përdorimi i aromave drunore dhe pikante, pasi qëndrojnë më gjatë. Kështu që duhet të zgjidhni parfume me piper të kuq dhe kardamom ose nota shafrani, karafili dhe nenexhiku./Fjala.al/Ke.Ba